Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

823 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Icardi, vetem nje ndeshje dhe kompanite e basteve ndryshojne mendim: ja koeficenti i largimit dhe i transferimit tek Juve!

Icardi, vetem nje ndeshje dhe kompanite e basteve ndryshojne mendim: ja koeficenti i largimit dhe i transferimit tek Juve!
Inter Club Staff

Ka mjaftuar vetem nje ndeshje tjeter e Mauro Icardit dhe nje gol i shenuar nga ai per te permbysur te gjitha skenaret e kompanive te basteve. 

Diten e djeshme, ish-kapiteni i Interit eshte rikthyer ne fushen e lojes pas plot 53 ditesh dhe e ka bere kete duke shenuar nje gol dhe duke dhene edhe nje assist per shume te permendurin ne ceshtjen Icardi, shokun e tij Perisic.

Nderkohe qe sipas Spallettit nga nje si Mauro Icardi pritet me shume, kapiteni i Interit ka treguar edhe njehere se nuk i ndjen vershellimat dhe se ato e bejne qe te motivohet.

Diten e djeshme ai nuk ka pasur kunder vetem tifozet e Genoas, por edhe ata te Interit (ultrasit natyrisht) te cilet e kane vershellyer gjate gjithe ndeshjes dhe ne momentin e golit.

Por le te rikthehemi tek tema e kompanive te basteve dhe tek koeficentet e publikuara nga ata diten e sotme.

Sipas SNAI (kompani shume e njohur italiane), tashme qendrimi tek Interi i lojtarit argjentinas eshte opsioni me i mundshem nga te gjitha duke u kuotuar keshtu me koeficentin 2,50.

Qendrimi tek zikalterit tashme paguhet me pak se sa nje kalim tek Juventusi.

Koeficenti qe kjo te ndodhe sipas Snai eshte 3,50 dhe eshte opsioni i dyte menjehere perpara Real Madrid qe tashme koeficentin e ka 6,50.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.