Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

448 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Icardi, zbulohet oferta e fundit e PSG: ja pergjigja e prere e Interit per Leonardon!

Icardi, zbulohet oferta e fundit e PSG: ja pergjigja e prere e Interit per Leonardon!
Inter Club Staff

Interi, ashtu si per Lautaro Martinez, nuk pritet te beje ulje as per Mauro Icardin ne kete merkato.

Ashtu si tregon edicioni i perditshem i Sport Mediaset, ne fakt, zikalterit mbajne nje pozicion teper te ashper ndaj Paris Saint-Germain, e cila per shkak te humbjeve nga coronavirus, po tenton te rinegocioje kushtet e marreveshjes.

Ne kete moment qe po flasim, ekziston ne kontrate nje e drejte blerje prej 70 milione eurosh, por qe nga Parisi po tentojne ta ndryshojne.

Me sa duket, Leonardo i ka ofruar Interit nje pakete prej dy lojtaresh nga ku mund te zgjidhet njeri dhe me pas, pjesa e mbetur te paguhet ne para.

Dy lojtaret jane Draxler dhe Paredes, por ne kete moment qe po flasim, Conte nuk i shikon ata te dy si adapt per skemat e tij.

Draxler dhe Paredes vleresohen nga PSG me 50 milione euro secili dhe keshtu PSG deshiron te jape ne kembim njerin prej tyre plus 15-20 milione euro.

Keshtu, Interi me ne krye Marotten i ka kthyer nje pergjigje te prere Leonardos qe ka dite qe po mundohet te ule cmimin.

“Icardi duhet te paguhet cash, ashtu si e parashikon edhe marreveshja”, kane qene fjalet e drejtuesve te Interit per ata te PSG.

Keshtu, Interi pret qe te paguhen te plota 70 milione eurot e klauzoles se Icardit dhe nuk ka ndermend ne kte moment te beje ulje per te.

Pak a shume nje strategji e njejte me ate qe po perdoret edhe per Lautaro Martinez tek Barcelona.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.