Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

384 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Icardi, zbulohet prapaskena: “Cfare frike diten e shtune. Te gjithe kujtuan se marreveshja deshtoi: ja cfare ndodhi.”

Icardi, zbulohet prapaskena: “Cfare frike diten e shtune. Te gjithe kujtuan se marreveshja deshtoi: ja cfare ndodhi.”
Inter Club Staff

Marreveshja isht aty prej kohesh, por vetem ne daten 31 maj erdhi zyrtarizimi perfundimtar i saj.

Mauro Icardi kaloi ne menyre perfundimtare nga Interi tek Paris Saint Germain per nje shifer me te ulet nga sa ishte rene dakort ne fillim.

Argjentinasi i kushtoi klubit francez 50 milione euro plus 8 milione bonuse. Gjithesesi, sipas asaj qe tregon sot La Gazzetta dello Sport, kjo marreveshje per pak sa nuk deshtoi gjate dites se shtune.”

“Zyrtarizimi i marreveshjes mund te kishte ardhur qe diten e shtune, por ndodhi dicka e papritur qe rrezikoi te hidhej ne ere e gjithe marreveshja.”

“Gjithcka kishte te bente me disa aspekte fiskale te lidhura me transformimin e huazimit ne nje blerje perfundimtare, por qe lidhej me prishjen e marreveshjes fillestare qe parashikonte nje blerje prej 70 milione eurosh nga Paris Saint Germain.”

“Por fale punes se tre avokateve teper te zotet te Interit dhe nje skuader te tere avokatesh dhe njerez se drejtesise dhe politikave ekonomike ne France, u arrit zgjidhja ne nje kohe rekord.”

“Si rregull mund te ishin dashur deri ne nje jave per te bere cdo gje gati, por ata ja dolen ne 24 ore per te mbyllur gjithcka.”

“Keshtu, Icardi mund te perfitoje edhe nga nje regjim taksash teper te mire per te atje qe i jep mundesi te kurseje me shume.”

“Ne praktike, ish-sulmuesi zikalter do te takosohet vetem per 30% te pages se tij fale nje ligji te ri te miratuar ne France.”

“Por keshtu, pertej rroges se Icardit, Interi dhe Paris Saint Germain ishin shume afer qe te deshtonin ne misionin e tyre dhe kjo do te thoshte se duhet te fillonin negociatat me Icardin nga e para sepse marreveshja e gushtit te kaluar do te behej nul: skadonte pikerisht ne 31 maj.”

“Me pas, pas 24 ore pune te Interit dhe PSG, me fund ne mengjesin e se dieles ishte cdo gje gati dhe klubi i emirit te Katarit dha zyrtarizimin ne oren 13:00.”

“Pothuajse ne te njejten kohe kur e dha edhe Interi lajmerimin perfundimtar te shitjes se tij.”

“Paris Saint Germain ka kursyer rreth 20 milione euro nga shifra e dakordesuar ne veren e 2019 kur Mauro u transferua ne Paris ne huazim.”

“Operacioni gjithesesi mbetet shume fitimprures per Interin, me 50 milione eurot qe klubi ne pronesi te Suning i ka pothuajse plusvalence.”

“Ai ne bilanc peshonte vetem 2 milione euro. Por nuk eshte vetem nje ceshtje shifrash ajo e argjentinasit. Aspak.”

“Te gjithe e dinin se cfare problemesh do te kishte Interi nese kthehej ai. Prandaj ky ka qene edhe nje operacion qe i ka dhene shume oksigjen zikalterve.”

“Pastaj te mos harrojme edhe klauzolen anti-Juventus: nese PSG do te vendose te shese Icardin ne Itali, ata do i detyrohen Interit edhe 15 milione euro te tjera.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.