ICC, te gjithe ne SHBA pervec Interit. Zikalterit te vetmit do te luajne vetem ne Europe: ja kalendari
Inter heq dore nga fluturimi pertej oqeanit per t’u pregaditur me mire ne prag te sezonit te ri.
International Champions Cup do te nis kete vit me 20 korrik per te perfunduar me 12 gusht. Ne pergjithesi 18 ndeshje dhe 27 takime te gjitha te nivelit te larte, sic thote Corriere dello Sport, qe sjell programin e ekipeve italiane.
INTER – Zikalterit do t’i luajne te gjitha ndeshjet e tyre ne Europe. Me 1 gusht ne Goteborg kunder Chelseat, me 7 gusht ne Lecce do te luajne kunder Sevillas se Montellas kurse me 12 gusht per hete te pare do te luajne ne Wanda Metropolitano te Madridit kunder Atleticos.
Pra Interi do te jete ekipi i vetem qe do te luaj ne Europe, nje avantazh per te shmangur udhetimet e gjata dhe te lodhshme ne SHBA.
Ekipet tjera italiane si Roma, Juventus dhe Milan do te udhetojne ne SHBA.