Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

5,294 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Idealist, shpikes dhe kreativ. Ja kush eshte Frank De Boer, i perzgjedhuri i Interit

Idealist, shpikes dhe kreativ. Ja kush eshte Frank De Boer, i perzgjedhuri i Interit
Bujar Berishaj

Tashme s’ka dyshime, Interi eshte gati t’i thote lamtumire Roberto Mancinit. Mungon vetem zyrtarizimi, me trajnerin italian qe nuk do te jete i pranishem ne stervitje. Eshte gati Frank De Boer, i perzgjedhuri i zikalterve. Shkojme ta zbulojme, mes kurioziteteve dhe filozofise se lojes.

E do tiki-takan dhe nuk eshte mister: “Ta luash eshte e veshtire, por eshte futbolli me i bukur”. Mbeshtetet tek te rinjte dhe inspirohet nga Guardiola: “Ka qene nje mjeshter, i kam borxh gjithcka”. De Boer, trajner i qarte. “Secili duhet te respektoj vlerat e skuadres”. Pyesni Kishnan, sot te Lazio. U la jashte skuadre per sjellje te pahijshme: “Talent i madh, por duhet te ndryshoj”. Ricardo largohet nga Ajax per shkak te De Boer”.

I ashper, Frank. Idealist, jo vizionar. Pragmatik. Ai qe si lojtar fitonte trofe dhe kampionate (Ajax, Barcelona). Duke gabuar, pastaj, disa penallti ne Europian. Kujtime, Toldo? Tjera histori, projekte konkrete tani: “Nuk do e stervisja Barcelonen, aty duhet nje menaxher. Cfare mund t’i mesosh Messit dhe Iniestas?”. Nuk ben per te: “Une jam nje trajner”.

Inter, i perket Frankut. I perkedheluri i Thohir: “E admiroj Messin”. Faleminderit, pastaj? “Edhe De Boer!”. Thote presidenti ne 2014: “Me pelqen puna e tij”. Te dhena te rendesishme. I perpikte, i kujdesshem. Dhe futbolli i tij eshte pasqyra: 4-3-3 (ose 4-3-1-2). Krahe te shpejte, sulmues te forte, mbrojtje solide, me mbrojtjen me te mire te Holandes ne 4 vitet e fundit. Kuron gjithcka ne detaje. Levizje te kordinuara, ka kush i finalizon. Per shembull: Arkadiusz Milik, blerja e re e Napolit. 47 gola nen udheheqjen e tij. Finalizues i nje loje qe tashme eshte siguri. Frymezim.

Rrofte Ajax dhe talentet e rinj. “Kur kam ardhur ketu skuadra nuk ndertonte futboll. Ne kemi ndryshuar kete trend”.  Por kujdes nese e quani rreshter ferri, perkundrazi: “Kerkoj te jem si nje baba”. Pastaj: “Duhet te kem gjithcka nen kontroll”. Poastaj shpikes: “Duhet te jini kreativ”. Edhe ne stervitje. Vitin e kaluar theu Tendinen e Akilit duke luajtur futboll-tenis. Prognoza e qarte, pushim. Por prezentohet ne stervitje me nje motor te vogel. Stil. Nje njeri qe kujdeset per lojtaret e tij: “Duhet te jem i informuar se cfare bejne, per problemet e tyre”. Mbrojtes.

Europa i ‘bastis’ talentet e tij: Eriksen, Vertonghen, Alderwireld, Suarez, Blind, Van der Wiel, Sigþórsson. Te gjithe kane kaluar neper Ajaxin qe deri ne maj ka qene i tij. Pastaj, pas gjashte vitesh, lamtumire mes loteve te sinqerte, “per faj” te nje titulli te fituar por qe u humb ne fotofinish. Ah, PSV. “Eshte momenti i duhur per te ndryshuar”. Fillimisht lojtar, nje fitues i lindur: “Nuk ka qene e veshtire te kalosh ne pankine”. Gjithmone lider. Dhe Championsi i 1995 flet per te. Ish-simbol i Holandes, 112 paraqitje dhe shume beteja.

Miq te vertete, ai dhe Bergkamp. Njehere shok: “Akoma e falenderoj per ate asist ne minuten e fundit te Boterorit ne 1998”. Pastaj zevendesues i tij: “Degjohemi shpesh – thote Frank – mirepres idete e tij”. Frut i 4 titujve rresht. Ne fund eshte Ronald, binjaku i tij. Te dy, pasi kane ndare shume trofe si lojtar, sot perdorin te njejten llogari ne Twittter. Brotherhood.

Inter ne te ardhmen e De Boer. Nje kohe Serie A nuk i pelqente: “Preferoj La Ligan, Bundesligan dhe Premier Leaguen”. Edhe pse pastaj e refuzoj Liverpoolin “sepse ishte mire te Ajax”. Si trajner ka debutuar ne Champions League kunder Milanit, fiton 2-0. Fat, Serie A, San Siro. “Eh por kampionati italian…”. Tani do te kete ndryshuar mendim.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.