Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,029 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

IDENTITET

IDENTITET
Ardis
  • On 02/09/2013, 14:53

Identiteti, kualiteti imperativ i nje skuadre qe synon nje objektiv ambicioz. Te gjithe te medhenjte futen ne fushe me nje ide precize  te lojes dhe jane te ndryshme nga te tjerat. Interit i mungonte prej kohesh nje gje e tille dhe shpeshhere ne vitet e fundit shikonin 11 lojtare qe qendronin ne vendnumero ne fushe dhe ndoshta fitonin, por per merite (faj) te nje lojtari te vetem. Nje projekt ambicioz  si kjo e zikalterve nuk mund te lihet jashte krijimit te nje identiteti preciz te lojes. Mazzarri po ja del dhe mbas dy ndeshjeve shikohet shume nga puna e tij. Kush e ka ndjekur stervitjen ne Pinzolo mund ta konfirmoje sesi levizjet e perseritura ne infinit te teknikut efektivisht kane hyre ne mendjet e lojtareve, qe i vene ne perdorim ne fushe pothuajse permendesh. Ka shume, po shume nga trajneri i San Vincenzos ne kete fillim pozitiv te Interit. Skuadra e ndjek dhe shikojne frytet prej punes se madhe te kerkuar: si asnjehere kete vit ekipi eshte stervitur ne fushe. Kjo nuk eshte akoma versioni perfundimtar i Mazzarrinter, por fillimi eshte ne rrugen e duhur.

Tashme vazhdohet me kete ritem dhe deshire per tu permisuar. Mungon vetem nje dite nga fundi i merkatos ne shtepine zikalter, duke pare sesa mire kane luajtur ne fushe, dhe duket sikur ka ndaluar cdo gje. Fondet per te operacione te rendesishme nuk jane dhe po sistemohen daljet e fundit, me Obi dhe Olsen qe do te shkojne ne huazim te Parma dhe Brescia. Ne hyrje nje tentative per Marquinho do te behet, por pa plotesuar kerkesen e Romes per lojtarin (te pakten 4 milione €), maksimumi qe mund te marrin nga kjo situate eshte bashkepronesia ose tek e fundit huazimi.

Tekniku ka rivitalizuar Jonathan, duke bere qe te kaloje ne plan te dyte nje mbrojtes krahu te djathte te nivelit te larte (Isla dhe Zuniga ishin te preferuar). Ne mes mund te mungoje ndonje lojtar (Fernando, Wellington), por Taider eshte futur shume mire ne lojen e Mazzarrit dhe Alvarez eshte ri-zbuluar si mesfushor i brendshem duke i kursyer shoqerise shpenzime te rendesishme ne ate pozicion. Perpara pritet te vi Milito, pa ndonje levizje te re ne merkato (Borrielo, Gilardino). Palacio shenon ne «bresheri», dhe nuk eshte nje gje e re, por Icardi dhe Belfodil jane duke gjetur avash avash hapesiren per tu rritur, per te marre eksperience dhe per te treguar vlerat e tyre, pa pasur mbi shpatullat e tyre peshen e te gjithe skuadres.

Edhe kjo midis meritave te Mazzarri qe, qe nga 2 shtatori, duket se po e drejton mire Interin. Rivleresimi i ekipit eshte pika e tij me e forte dhe eshte nje talent i tij i vogel, mbi te gjitha ne nje kohe krize. Dhe Branca e rifalenderon…

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.