Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 11, 2022

Scroll to top

Top

2,630 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Idete e Thohir. Guarin celesi per Lavezzin, Pereira ne shitje. Nainggolan tani eshte nje sugjerim, por ne qershor…

Idete e Thohir. Guarin celesi per Lavezzin, Pereira ne shitje. Nainggolan tani eshte nje sugjerim, por ne qershor…
Donald Elmazi

Se shpejti do jete kohe zgjedhjesh ne shtepine e Interit. Merkato po afrohet dhe fitorja me Milanin nuk ka hequr nga vemendja hapesirat qe duhen mbushur per skuadren. Tani topi i kalon dirigjences dhe Mazzarrit. Thohir ishte i qarte, duhet nje barazpeshe midis hyrjeve dhe daljeve, ne janar nuk do kete nje buxhet te vertete. Per pasoje do te investohen vetem fitimet e shitjeve.

Nje tjeter diskutim do te jete per ne qershor, kur ndonje kontrate do te nderpritet, si ajo e Princit Milito apo e Javier Zanettit(tani per tani me shume mundesi do te terhiqet, por do te vendose vete kapiteni per te ardhmen). Me pas Samuel do te largohet, ashtu si Chivu, per te cilin nuk perjashtohet nje largim para kohe ne janar, duke pare edhe rehabilitimin e ngadalte. Te gjitha keto fonde per tu shfrytezuar per merkaton, ndoshta per te rinj me rroge me te ulet.

Por ne janar dicka do te behet, lajmerojne nga Corso Vittorio Emanuele dhe do te kerkohet te plotesojne nevojat e teknikut. Deshirat e Mazzarrit jane te qarte dhe sipas radhes : nje sulmues(nje sulmues qe te jete i afte te veproje ne krah te Palacios), nje anesor i majte dhe nje mesfushor. Celesi per te bere nje thesar mbetet Fredy Guarin(me shume se Ranocchia, i veshtire per tu zevendesuar ne merkaton e janarit). Kolumbiani nuk ka kerkuar shitjen, por pritet qe ne fillim te sezoni nje rinovim qe nuk erdhi. Tratativa me Chelsean, pavarsisht zerave te ndalimit, eshte ne nje gjendje te avancuar, mungon dicka e vogel per te gjetur akordin midis klubeve, por lojtari nuk do te kundershtonte destinacionin londinez. Blerja e 20 Ipad-ve per t’ia dhuruar shokeve te skuadres japin nje sinjal per lamtumiren e ardhshme. E verteta eshte qe ne kete rast fjalen e fundit do e kete Mazzarri, qe kolumbiani po e ve ne veshtiresi me golat dhe asistet dhe paraqitjet qe po ben me skuadren zikalter. Ndoshta teper vone, keshtu duket.

Ne vend te tij nje sulmues. Qarkullojne shume emra, ai i Lavezzit duket me i preferuari. Thohir ka takuar Psg, zyrtarisht per pune te tjera, por nje fjale mbi Pochon do kete shpetuar. Tratativa eshte e veshtire, sepse parizienet nuk duan te privohen per pak leke. Alternatva  Lucas i intrigon nje pjese te shoqerise, por nuk eshte i preferuari i teknikut.

Perpara se te shkohet tek nje anesor duhet te shitet Pereira, me shume mundesi larg Milanos. Sondazhet e Rusise nuk kane sjelle ndonje oferte konkrete. Ne Bundeslige uruguajani pelqehet, por shifrat e kerkuara nga Interi(rreth 8 milion) i frikesojne te gjithe. Me shume mundesi zikalterit do te ulin pretendimet po tani per tani ofertat po vonjne. Ne rast shitje, me D’Ambrosion e humbur, do te vazhdohet me nje nga emrat e dirigjences, duke mos patur nje favorit te vertete. Motoja eshte po e njejta. “Me pare do shesim, pastaj…”.

Ne fund kapitulli mesfushe. Nainggolan duket vetem nje sugjerim, shifrat jane te larte dhe konkurrenca nuk mungon. Cellino i dergon mesazhe pretendenteve, pranon shkembime me lojtare dhe mund te shese gjysmen e kartonit, por vlera eshte rreth 7 milion, zerat e fundit qe qarkullojne. Bardi nuk futet ne tratative, Interi nuk donte ta shiste ne vere dhe as qe e mendon tani. Gjithcka do te vendoset nga MUdingay dhe Kuzmanovic, qe ka deshire te qendroje dhe ka pretendente ne Premier dhe ne Bundeslige. Pritshmerite jane qe do provohet, do gjehet dhe ndonje goditje me cmim te ulet, duke e shtyre per ne qershor levizjen me me shume pese. Fernando i Portos pelqehet prej kohesh, ka kontraten ne skadence dhe nje tentative do behet. Por edhe ketu konkurenca nuk mungon dhe zikalterit nuk e nisin nga vija e pare.

Merkato eshte tek dera. Interi pret ofertat per lojtaret, ne pritje te qershorit. Idete jane, ashtu si edhe deshira per t’i bere qefin Mazzarrit per te arritur dhe Champions, objektiv ku asnjeri nuk flet, por eshte trampolina e duhur per ciklin Thohir

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.