Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

708 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Igli Tare: “Nuk e keni idene sa afer Interit kam qene, por Moratti vendosi qe…”

Igli Tare: “Nuk e keni idene sa afer Interit kam qene, por Moratti vendosi qe…”
Inter Club Staff

E kush do ta kishte menduar? Igli Tare ka qene shume afer te qenit zikalter ne momentin e tij me te mire ne karriere e kete gje e zbulon po ai vete. 

I intervistuar nga La Gazzetta dello Sport, drejtori sportiv i Lazios, Tare, ka folur per shume tema. Por nder to, ka qene edhe nje kalim i munguar tek Interi ne momentin e fundit: “Nuk do te luaj me futboll i thashe vetes, por vetem gjashte muaj me vone me kerkoi Cuper tek Interi. Corioni me tregoi ne ate kohe per telefonaten e Morattit: E di qe do te me duhej Tare tek Interi, por duhet te blej nje lojtar te madh. E ne ate kohe bleu Batistuten.”

Drejtori sportiv i Lazios flet nder te tjera edhe per gabimet e tij te para si drejtues.

“Pastore, ai eshte hapi fals me i madh qe kam bere. Isha nje drejtor sportiv prej vetem dy javesh. Simonian me dergoi nje dvd te tij. Super lojtar i thash vetes, por gabimi ishte i imi qe fola me dy agjente te tjere te cilet me bene te besoja se Simonian skishte te bente fare me djaloshin. Por cfare tju them? Simonian kishte te bente qe cke me ate pune: e binda Lotiton qe te ofronte 2,8 milione euro per gjysmen e kartonit, por ne ate kohe sapo e kishte mare Simonian ne patronazh dhe qe ne ate moment mundohem te shmang keta lloj individesh.”

“Po De Vrij, eshte e njejta situate? Jo, nuk ka lidhje me perqindjet e agjencive. Agjencia ne kete mes nuk ka te beje.”

Por drejtori sportiv i Lazios flet edhe per favorizimin e arbitrave kundrejt Juves.

“Kunder Juventusit kam shenuar vetem nje here: 2-0 me Brescian ne 2002 e vetem kur shikoj tabelen e minutave shtese qe tregonte 7 minuta. Mazzone qe uleret nga pankina “Po ca eshte kjo dreq gjeje keshtu?” dhe arbitri i katert qe i tha “Me vjen turp, por un shkruaj vetem numrat qe me thone, nuk i vendos vete.”

“Fuqine e ‘keqe’ Juves ne ate kohe te gjithe e ndjenin, sic ndjejme sot fuqine e tyre negative ne kontrollin e merkatos te se rinjve italian. Milinkovic dhe De Vrij nuk do te shkojne tek Juve, edhe pse emri i tyre ka kaluar shpesh here ne mendjet e tyre.”

(La Gazzetta dello Sport)

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.