Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

494 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Il Giornale, cfare sulmi: “Conte eshte kthyer nje… juventin: dje ka treguar mungese respekti ndaj Spallettit dhe Interit.”

Il Giornale, cfare sulmi: “Conte eshte kthyer nje… juventin: dje ka treguar mungese respekti ndaj Spallettit dhe Interit.”
Inter Club Staff

“Euroflopi do te mbetet si nje shenje qe nuk do te harrohet ne sezonin e Interit, te pakten deri ne pranvere.”

“Vetem nese fitohet kampionati, Conte do te shpetonte bilancin e sezonit te tij te dyte te zikalterit qe me shume mundesi do te jete edhe i fundit”.

Keshtu hapet artikulli i Il Giornale sot, per zhgenjimin e europes menjehere pas ndeshjes ndaj Cagliarit.

Sipas te perditshmes italiane, ndermjet Contes dhe interizmit gjithcka ka marre fund: “Muaji i mjaltit ka mbaruar prej kohesh, por pas eleminimit, Conte eshte rikthyer qe te jete nje… juventin.”

“E kjo gje mund te mbulohet vetem me nje kampionat, sepse Conte tashme nuk shihet me me sy te mire nga tifozet, por ata i kane kthyer shpinen tranjerit zikalter pasi fillimisht e kane mbeshtetur pavarsisht te kaluares se tij.”

“Ku i dihet nese Conte mendon vertete qe perreth Interit ka “shume negativitet”, ashtu si ka thene ai.”

“Po sikur ta kete fajin Conte per kete? Sepse e pame te gjithe se cfare beri dhe cfare tha ai pas Inter-Shakhtar.”

“Pse se pyet njehere veten nese jemi vetem anti-Conte dhe jo anti-Inter? Sepse anti-Inter ne kete mes nuk eshte askush, por nje tranjer duhet ta meritoje rrogen qe merr.”

“Conte po ben gjithcka qe te rritet antipatia ndaj tij, e keshtu e peson edhe Interi. Conte e ka gjetur Interin ne Champions League dhe e ka derguar Interin jashte Champions League, ku per here te pare ne historine zikalter, ata kane dale te katertet ne grup. Eshte realiteti, jane faktet, nuk eshte nje sulm ndaj tij.”

“E kur flet se ka bere me mire se ne te kaluaren, eshte nje mungese respekti ndaj Interit dhe ndaj Spallettit se Interi ne Europe me keq se kaq nuk ka bere kurre, edhe pas rikthimit ne Champions pas 9 sezonesh.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.