Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

460 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Il Giornale habit me lajmin e saj: “Inter, Conte denon Lautaron pas gjestit me Shakhtar? Ka vendosur qe…”

Il Giornale habit me lajmin e saj: “Inter, Conte denon Lautaron pas gjestit me Shakhtar? Ka vendosur qe…”
Inter Club Staff

Ai do te kishte dashur qe ta merrte skuadren ne shpine, sidomos ne nje nate ku Lukaku nuk arriti dot ta bente kete gje si zakonisht.

Por me sa duket, Lautaro Martinez e ka tentuar, por nuk ja ka dale dot dhe te gjitha shpresat per kete duket se jane shuar ne ate traverse.

Ishte pjesa e pare, topi ishte shume i mire, por lojtari argjentinas nuk e futi dot ne porte ate top te rendesishem qe erdhi nga krahu.

Por dicka e rendesishme ka ndodhur ne minutat e fundit te Inter-Shakhtar Donetsk, kur lojtari u zevendesua nga Conte.

Per kete ka folur sot Il Giornale, e cila shkruan se ajo skene e Lautaros mund te sjelle pasoja per lojtarin.

“Nuk ka kaluar pa u vene re ai reagim i Lautaro Martinez ne ate moment, qe nuk ka qene aspak dakord me ate zevendesim.”

“Ishte nje reagim qe te kujtonte ate te Genoas, ku gjithcka u mbyll me nje “inat sepse nuk po dilte dot ne lojen e tij” ne ate kohe.”

“Kesaj radhe eshte ndryshe, Conte mund ta kete pare si mos aprovim te vendimeve te tij dhe e shikon Toron me nervoz nga sa duhet.”

“Per kete arsye, edhe ne nje forme denimi, Conte po mendon ta lere jashte ne ndeshjen ndaj Cagliarit ku do te luaje Sanchez nga minuta e pare.”

“Sipas teknikut zikalter, vendimet e tij duhet te pranohen pa kontestime ne skuader. Mbetet per tu pare nese do te kete tashme edhe nje ceshtje Martinez ne skuader pas asaj te Eriksen.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.