Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,458 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Il Giornale: “Inter energjik dhe i “keq”. Spalletti ka gjetur skuadren e tij…

Il Giornale: “Inter energjik dhe i “keq”. Spalletti ka gjetur skuadren e tij…
Ardis
  • On 08/10/2018, 14:02

Gazeta e perditshme “Il Giornale” flet per fitoren e djeshme kunder SPAL dhe ndalet ne pjesen sesa e rendesishme eshte te kesh nje lojtar si Icardi dhe mbi karakteristikat e treguara nga zikaltrit.

“Degjoj gjithmone muziken e Champions League”. Luciano Spalletti ka rrefyer se grinta nuk i mungon pavaresisht se eshte ndeshje kupe ose kampionati dhe mesa duket ja ka transmetuar kete gje lojtareve.

Skuadra zikalter ka fituar dje kunder SPAL dhe gazeta Il Giornale flet per vuajtjen e skuadres dhe klimen e duhur: “Si zakonisht, skuadra lekundet, duket se do te bjere, por nuk heq dore dhe fiton. Muzike per veshet e trajnerit qe duket se ka gjetur skuadren e tij. Mbase jo perfekte, por energjike dhe “e keqe” ashtu sic i pelqen atij”, lexohet ne artikullin dedikuar Interit.

Pjesa tjeter eshte kronika e ndeshjes, e shume aksioneve te ndryshme, e SPAL-it qe dha gjithcka, pa harruar normalisht edhe lavderimet ndaj njeriut te ndeshjes, Maurito, e kush tjeter, qe ka shenuar nje dopiete, edhe kesaj here shume decizive: “Lojtari i duhur i Interit, ai qe eshte ne gjendje te beje diferencen edhe kur skuadra nuk luan mire.

Ai eshte nje sulmues, dhe eshte ai qe duhet te realizoje gola. Eshte profesioni i tij dhe per te bere kete gje eshte nje nga me te mire. Vendos ndeshjen dhe Interi lumturohet. Spalletti kendon dhe i gezohet fitores se gjashte.

Sfondin muzikor mund ta zgjedhe ai”, eshte perfundimi i Matteo Basile qe formuloi artikullin mbi SPAL – Inter.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.