Il Giornale – Inter, me e bukura eshte akoma duke ardhur: me e forte se Napoli fale Icardit…
Inter dhe Napoli tashme gjenden me pike te barabarta ne vendin e dyte ne klasifikim 6 pike larg kryesueses Juventus-it. Por, duke krahasuar te dyja skuadrat, Il Giornale nuk ka dyshime: “zikaltrit jane superior ne krahasim me skuadren e Ancelotti-t, ne thelb per shkak te nje motivi: Mauro Icardi. Ja pse:
“… Inter, nderkohe e ka kuptuar se me qarkullimin e topit do ta lodhte me shume kundershtarin qe nuk kishte vetbesim, Icardi e ka ritheksuar se eshte njeriu qe ben diferencen, cinik dhe i pabese ne realizimin e golit, gjenial, dhe shpeshhere, spektakolar ne asistime”.
“Argjentinasi eshte njeriu qe mungon te Napoli, eshte sulmues gjithmone deciziv dhe i cmuar per nga mentaliteti i skuadres dhe per nga objektivat e tij. Per kete arsye Inter-i ofron me shume garanci se Napoli qe humbet ne arnime duke mos pasur nje ‘killer’ ne zonen e rreptesise”.
“Pjesa e dyte e turbullt per Lazio-n nuk ka ndryshuar asgje, perkundrazi skuadra bardhekalter ka provuar te reagoje por ne menyre rastesore, duke bere gabime teknike paradoksale, duke humbur topa te thjeshte nga lojtaret e krahut, ku Lulic dhe Marusic nuk kane bere asgje dhe duke pritur kundersulmin e zikalterve, vdekjeprures tek i zakonshmi Icardi. Camp Nou tashme eshte harruar dhe me e bukura eshte akoma duke ardhur”, shkruan il Giornale.