Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,616 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Il Giornale – Inter-Modric, Reali i tregon cmimin Interit: “Ja sa duhet te paguani. Ja dilni dot?”

Il Giornale – Inter-Modric, Reali i tregon cmimin Interit: “Ja sa duhet te paguani. Ja dilni dot?”
Inter Club Staff

Ne oret e fundit Florentino Perez, presidenti i Real Madrid eshte detyruar qe te ndertoje nje mur per mundesine e shitjes se Luka Modric tek Interi.

Kete gje shkruan e perditshmja italiane, Il Giornale qe tregon se ai e ka bere kete gje per ceshtje imazhi.

Por sipas Il Giornale, kjo marreveshje eshte totalisht e mundshme per Interin edhe pse distanca ndermjet kerkeses dhe ofertes mund te jete shume e larte.

Motivi? Interi mund te ofroje shume me pak nga sa kerkon Real Madrid te cilet duket si i kane treguar edhe cmimin Interit tashme.

Ja cfare shkruan Il Giornale:

“Gjerat po levizin dhe shume madje. Pavarsisht murit prej 750 milione euro te ngritur nga Florentino Perez.”

“Luka Modric tek Interi mund te behet edhe pse presidenti i Real Madrid thote jo per ceshtje imazhi. Do te jete nje fundjave refleksionesh kjo.”

“Agjentet e Modric edhe dje ishin ne Milano, po punojne pa shume zhurme. Interi eshte gati te ofroje nje huazim me te drejte blerje pas nje viti. Nderkohe Real Madrid duket se i ka thene zikalterve: “Luka Modric kushton 60 milione euro, a ja dilni dot te paguani?”

“Por Interin nuk e ka trembur as Perez e as kerkesa e Real Madrid. Te gjitha palet e dine qe gjithcka do te varet nga Luka Modric dhe deshira e tij. Nese kroati do te kerkoje largimin, atehere cdo gje behet akoma me e thjeshte.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.