Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

846 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Il Giornale ngre dyshime te forta: “Dje Dybala ka qene per dreke me drejtuesit e Interit ne Como.”

Il Giornale ngre dyshime te forta: “Dje Dybala ka qene per dreke me drejtuesit e Interit ne Como.”
Inter Club Staff

Ky lajm vjen nga edicioni i perditshem i ‘Il Giornale’ qe shkruan se ne mes te zerave te merkatos, diten e djeshme ka pasur nje dreke ndermjet Paulo dybala dhe drejtuesve te Interit. 

Sipas tyre, ky takim dje ka ndodhur ne Liqenin e Comos, natyrisht larg syve te gazetareve.

Menjehere pas ketij lajmi kane ardhur pergenjeshtrimet e para te personave perkates, por eshte e pritshme ne nje moment si ky.

Edhe pse dje u perfol se shkembimi ndermjet Mauro Icardit dhe Paulo Dybala ka deshtuar, merkato eshte e paparashikueshme dhe gjithcka mund te ndryshoje nga momenti ne moment.

Ata vazhdojne edhe me tej dhe tregojne: “Kjo bombe vjen ne nje te diele te qete gushti. Dybala eshte pare diten e djeshme me disa drejtues te Interit ne nje restorant ne Como. Se cilet drejtues ishin, nuk eshte bere me dije ende.”

“Por ka edhe me shume: restoranti quhet Villa d’Este. Lajmi fut shume dyshime mbi te ardhmen e lojtarit dhe prandaj eshte pergenjeshtruar.”

“Pas drekes, personat ne fjale kane bere sebashku dhe nje xhiro me varke ne liqen ku mbase kane vazhduar diskutimet e nje strategjie se si gjithcka mund te realizohet.”

“Ne kete moment u duk se shkembimi Icardi-Dybala ishte i pamundur, por koeficenti nuk eshte shume i larte.”

“Ne kete moment si Dybala por edhe Icardi nuk jane ne vendin ideal per ta sepse duket sikur jane jashte projekteve te skuadrave respektive.”

“Numri 10 i Juventusit mund te kete pershendetur skuadren e tij ne ndeshjen e fundit ne ate miqesore ne Trieste ku shenoi edhe nje gol te bukur. Festimi i tij mund te interpretohet ne shume menyra. Nje prej tyre eshte se mund te kete qene polemike per te treguar se po e largojne me pahir.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.