Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

610 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Il Giornale – Thohir, 25 miliard pasuri por nuk shpenzon. Pellegrini solli Rumenigge

Il Giornale – Thohir, 25 miliard pasuri por nuk shpenzon. Pellegrini solli Rumenigge
Inter Club Staff

Nese Interi ka dale nga Kupa e Italise ne Udine, ku kishte fituar ndeshjen e fundit ne kampionat jashte shtepise, eshte i gjithi faji i Stramaccionit. Kete “ka thene” Mazzarri per te justifikuar humbjen e disate te te tijve: “Vendi i nente i sezonit te shkuar na ka bere te luajme ne nje fushe te veshtire. Eshte rrjedhoje e atij vendi ne klasifikim.” Por pak koherence nuk do te ishte keq, duke patur parasysh qe ne ate fushe kete vit, kane fituar edhe Torino dhe Verona.

E verteta eshte nje tjeter. Interi shenon pak, peson shume, nuk ka loje. Eshte ne regres te dukshem ne krahasim me ndeshjet e fundit. Nje vit me pare kishte 4 pike me shume ne klasifikim. Dhe ne Kupen e Italise arriti deri ne gjysemfinale ku u eliminua nga Roma. Qe nga viti 2002 nuk eliminohej ne 1/8. Me shume se nje sezon tranzicioni, sic i pelqen te thote tekniku zikalter, eshte nje sezon vuajtjeje. E tregojne numrat. Ne 6 ndeshjet e fundit ne kampionat, para humbjes ne Kupe, Interi ka fituar vetem derbyn dhe ka marre 3 barazime dhe 2 humbje. Vetem Livorno, Atalanta, Sassuolo, Catania dhe Bologna kane bere me keq.

Mbrojtja, pavaresisht modulit me nje sulmues, ka pesuar 10 gola, qe behen 13 me ndeshjet kunder Trapani dhe Udinese. Shume te dukshme edhe distancat me rivalet para tij: -18 nga Juve, -10 nga Roma, -9 nga Napoli, -5 nga Fiorentina, dhe -1 nga Verona e sapoardhur ne Serine A. Eshte krize, kot te flitet. Dhe Mazzarri, nuk mund te justifikoje kete me gabimet e arbitrave. Ku ka perfunduar trajneri me kurajo, qe nuk eshte pushuar asnjehere nga ndonje president, dhe qe e coji Napolin te enderroje scudetton? Dhe qe kurre nuk eshte fshehur pas justifikimeve? Si mund te fshehe realitetin duke thene se eshte i kenaqur nga paraqitja ne Olimpico dhe Friuli. Jave pas jave, objektivat behen me minimale. Jo scudetto, jo Champions League, jo Kupe Italie, ndoshta Europa League. Tifozet e shohin. Pikerisht me pronesine e re. Para ketyre fakteve, Thohir do te marre masa drastike.

Disa dite me pare Mazzarri e pa veten perpara nje pyetje per modulin me nje sulmues: “Nuk do te ishte momenti per te luajtur me dy sulmues duke pare se Palacio nuk mund ta beje rolin i vetem, e duke pare se mbrojtja sado me shume njerez vazhdon te pesoje gola?”. Pergjigja jepet direkt nga tranjeri: “Ne Rome e humbem ndeshjen pasi futa Militon”. E ne fakt Milito u fut ne vendin e Guarin, e jo ne vendin e ndonje mbrojtesi. Eshte njesoj sikur te thuash se Interi ka nje organik aq modest sa nuk eshte ne gjendje te hedhe ne fushe dy sulmues. Edhe Sampdoria e Mihajlovic zbret ne fushe me nje modul me te guximshem. Nderkohe Ranocchia pergjumet disa here gjate ndeshjeve, Zanetti eshte Zanetti vetem kur godet gjoksin, Jonathan dhe Nagatomo jane ulur ne karrige pas sprintit fillestar, Kovacic ndonje here nuk duket, Cambiasso fluturon me avash se De Jong. Sezben duhet nje ndryshim marshi, e ndoshta me ndonje zgjedhje me guximtare. Por nese Interi ka dale perkohesisht nga skena, fajet vijne nga larg dhe perfshine presidentin e meparshem, dhe kete te tanishimin.

Moratti e ka mbajtur klubin ne nje vije lundrimtare qe te jepte pershtypjen se mund te kishte nje te ardhme te shkelqyer, dhe mund te siguronte para te fresketa per te mbushur vrimat e zeza ne bilanc. Njerzit e merkatos se Interit, edhe pse kane shpenzuar me pak vetem se Juventusi ne dy vitet e fudnit, nuk kane bere pothuajse asgje. Thohir ka nje perandori te vleresuar 25 miliard dollar, dhe ka nje dore me te vertete te shkurter… Eshte e vertete qe ai dhe ortaket e tij kane paguar 75 milion euro per te blere 70% te aksioneve, dhe tek Interi do i duhet te paguajne edhe 180 milion euro borxhe, por kete gje ata e dinin shume mire, seshte se e moren vesh tani. E dinin qe te ardhurat nuk ishin ne nivel te larte dhe se do te binin akoma me shume dhe se skuadra qe sapo kishin blere kishte nevoje te pakten per tre kampione qe te merte nivelin e saj tradicional ne Itali dhe ne Europe. Ne kete moment ose investohet fort, ose deshton. Ne kohen e tij, Pellegrini sapo erdhi u prezantua me Rimmenigge-n…

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.