Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

664 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Il Giornale zbulon: “Inter ka prenotuar qe tani dy parametra zero: njeri luan ne Serie A.”

Il Giornale zbulon: “Inter ka prenotuar qe tani dy parametra zero: njeri luan ne Serie A.”
Inter Club Staff

Interi ndodhet ne vendin e pare ne Serie A por ndodhet edhe ne 1/8 e Champions League ku do te perballet me Liverpool.

Nese thuhet dicka per kete Inter, duhet pranuar se deri me tani eshte brenda objektivave te saj dhe nese vazhdon keshtu, ne vere do te kete plot per te gezuar.

Nderkohe, Il Giornale diten e sotme ka dashur te ndalet pak te merkato e veres se Interit dhe ka treguar per dy operacione te zikalterve.

Sipas tyre, Inter tashme ka prenotuar dy lojtaret e saj te pare me parameter zero dhe njeri prej tyre dihet prej kohesh: eshte Onana.

“Marotta ka punuar per Onana qe ne ditet e para te sezonit te ri. Nuk ka dashur te humbase kohe sepse ka pare nje mundesi reale per te marre nje portier te mire pa para.”

“Keshtu, eshte ai blerja e pare e Interit me parameter zero per sezonin e ri. Nuk ka shume histori ne kete tratative.”

“Nderkohe, hipoteza e dyte e Interit per parameter zero, duket se vjen direkt nga Serie A, ku sipas Il Giornale, Inter ka filluar nje tratative te rendesishme me agjentet e Luiz Felipe te Lazios.”

“Ky i fundit eshte nje lojtar i vleresuar mjaft nga tekniku aktual i Interit, Simone Inzaghi. Ai e ka stervitur brazilianin te Lazio per goxha kohe.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.