Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

565 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Il Giornale zbulon prapaskenen: “Ausilio kishte frike largimin e Lautaros dhe 10 dite me pare telefonoi…”

Il Giornale zbulon prapaskenen: “Ausilio kishte frike largimin e Lautaros dhe 10 dite me pare telefonoi…”
Inter Club Staff

Nje klub i madh si Interi mban gjithmone dy rruge: njera i takon planit A dhe tjetra i takon Planit B, per te mos u gjendur asnjehere e papergatitur.

Duket se dicka e tille ka ndodhur edhe ne merkato, ku zikalterit kane mbajtur nje piste te nxehte ne rast largimi te Lautaro Martinez.

Kete gje e tregon Tuttosport, e cila zbulon se drejtori sportiv Ausilio ka levizur ne menyre te rendesishme per te qene gati edhe per nje largim te mundshem te Lautaros.

Gjithcka ka te beje me nje njohje te vjeter te Interit dhe me nje lojtar qe Antonio Contes i ka pelqyer gjithmone.

Tuttosport shkruan: “Ne rast se Lautaro Martinez do te largohej (duke pare sirenat e Barces dhe Real Madrid, asnjehere nuk i dihet), Ausilio e kishte bere nje telefonate per te qene i sigurt.”

“Ai 10 dite me pare telefonoi agjentet e Edinson Cavani dhe mori nga ata nje pergjigje pozitive, por gjithcka mbeti aty.”

“Ideja ishte qe nese Lautaro largohej, ne Milano te vinte pikerisht uruguajani, zgjedhja e pare per te zevendesuar Lautaron e Interit duke pare karakteristikat e lojtarit.”

“Gjithesesi, dicka e tille do te ishte shume e veshtire sepse Cavani menjehere ka kerkuar 12 milione euro rroge ne Milano, dicka qe nuk mund te ndodhe kurre.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.