Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,076 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

IlSole24Ore – UEFA Dhe FFP, pas Milanit tani e ka radhen Interi: ja sa rrezikojne realisht zikalterit

IlSole24Ore – UEFA Dhe FFP, pas Milanit tani e ka radhen Interi: ja sa rrezikojne realisht zikalterit
Inter Club Staff

Milani dje mori nje goditje teper te madhe ku situata tek kapi kuqezi duket shume e keqe pikerisht prej vendimit te UEFA-s per ti cuar perpara panelit te gjyqtareve per thyerje te rregullave te FPF. 

Skenari per Milanin tani nuk eshte aspak shprese dhenes dhe i takon gjyqtareve te panelit te vendosin. Ata kane nje liste te shkurter sanksionesh, por te renda mjaftueshem. Deficiti i Milanit ne trevjecarin e fundit eshte shume i larte, me shume se 100 milione euro dhe nuk pritet nje dore e lehte e UEFA-s. Denimet jane: bllokimi i merkatos, limitim i numrit te lojtareve ne skuader, gjobe shume e majme. Keto demtime jane te gjitha shume te mundeshme dhe aspak te pamundura. Por ajo me e renda do te ishte perjashtimi perfundimtar nga Europa League kete sezon. Ne kete rast, Atalanta dhe Fiorentina do te ferkonin duart.

Por per kete gje ka folur sot edhe IlSole24Ore.com, e cila ka treguar jo vetem deshtimin e Milanit por edhe rreziqet qe mund te kete vendimi i UEFA-s per Interin dhe Romen.

Ja cfare kane shkruar ata per zikalterit:

“Niveli i borxhit te Milanit eshte konsideruar shume i shtrenjte, me 350 milione euro hua te marra nga Elliot dhe Uega ne kete pike ka marre vendimin e rende dje.”

“Kjo ka qene gjithcka per sa i perket Milanit, por ne Itali jane edhe dy klube te tjera qe po presin pergjigje nga UEFA: Interi dhe Roma.”

“Te dy klubet jane te kualifikuara ne Champions Leaguen e ardhshme por mund te qendrojne te qeta ama: komunikimet priten ti behen brenda dy javeve, por edhe nese do te vinin sanksione, do te behej fjale vetem per denime te lehta.”

“Interi ne kete moment eshte e bindur se fale Suning ka arritur te kete cdo dokument ne rregull dhe e di qe sanksioni me i madh qe mund te mare, eshte nje kontroll me i rrepte i dokumentave, por asgje me shume. Situata e Milanit eshte shume here me e keqe, duke pare se kane probleme me stabilitetin financiar dhe Interi nga kjo ane eshte mese e shendetshme.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.