Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,248 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ince drejt Milanos, pritet pergjigja brenda 24 oreve: “Inter nje enderr. Shpresoj vetem qe…”

Ince drejt Milanos, pritet pergjigja brenda 24 oreve: “Inter nje enderr. Shpresoj vetem qe…”
Ardi Deda

Tom Ince-Inter, gjithcka ne 24 ore. Sipas gazetes Mirror, anesori te cilit i perfundon kontrata me Blackpool eshte shume afer zikalterve. Lojtari duhet ti jape nje pergjigje klubit te Thohir brenda 24 oreve te ardhshme. Ne rast te nje pergjigje pozitive, Inter duhet ti paguaje nje cmim formacioni klubit anglez prej rreth 300 mije sterlina (rreth 370 mije euro). Klauzola eshte avantazhuese per zikaltrit, duke pare se cmimi i formacionit per klubet e tjera angleze eshte me e larte (me shume se 600 mije sterlina, rreth 740 mije euro). Everton, Tottenham dhe Newcastle do te duhet ti paguajne Blackpool kete shifer ne rast se lojtari do te preferonte te qendronte ne Angli. Gjithnje e me e larget po behet mundesia per nje rikthim te Crystal Palace, duke qene se menaxheri i ekipit e ka aktivizuar shume pak nga janari i kaluar. Keshtu eshte lene edhe nje dite reflektimi, dhe nese Tom Ince, do te zgjedhe Interin, do te kemi lojtarin e dyte qe mberrin me parametra zero (pavaresisht cmimit te permendur me siper) nga Anglia.

Ne konfirmim te interesimit te zikalterve dhe te stadit te avancuar te tratatives, vijne vete fjalet e futbollistit: “Inter eshte nje opsion serioz. Nuk shihen shume futbolliste angleze duke luajtur jashte ne kampionate te tjera. Ne anglezet jemi dembele ne mesimin e gjuheve te tjera pasi preferojme te flasim vetem gjuhen tone, duhet te shohesh opsionet qe paraqiten perpara teje. Nje mundesi si Interi te hap horizonte te reja, duke te dhene mundesine te mesosh gjuhe te ndryshme dhe te njohesh kultura te ndryshme. Duhet te zgjedh vetem opsionin e duhur per mua qe me peshtatet me se miri me stilin tim te lojes dhe qe me jep mundesi per te luajtur ne ndeshje. Eshte nje enderr per mua te kem nje klub si Interi qe shfaq interesimin per mua, dhe kjo vecanerisht dhe per shkak te historise te babait tim: 19 vite me pare ai firmoste per Interin dhe une e shikoja nga San Siro dhe tani zikaltrit jane te interesuar per mua. Duhet te peshoj te gjitha opsionet qe kam ne tavoline, mbrapa meje kam nje njeri te madh qe me udhezon, por ky dote jete nje vendim i imi bazuar mbi ate se si do te ndihem dhe se ku do mund te behem nje futbollist i mire”.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.