Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,087 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Independent – Eshte Perisic simboli i Kroacise. Manchester gati per nje super oferte?

Independent – Eshte Perisic simboli i Kroacise. Manchester gati per nje super oferte?
Inter Club Staff

Pavarsisht se Franca fitoi medaljen e arit dhe Kupen e Botes, tashme Kroacia ka fituar nje vend special ne zemrat e te gjithe tifozeve ne Bote. 

Por kroatet nuk kane pushtuar vetem simpatine e tifozeve, por edhe ate te gazetareve nga e gjithe bota.

Humbja e tyre vetem ne finale ka qene surpriza e madhe e kompeticionit dhe skuadra e Dalic ka mahnitur te gjithe ndjekesit e futbollit anembane botes.

Mbi te gjitha, ai qe ka rene ne sy ne ndeshjet e fundit sidomos ka qene Ivan Perisic i cili nga e perditshmja angleze The Independent ka qene simboli i kroacise, njeriu imazh.

Gazeta angleze per lojtarin e Interit ka thene:

“I fundit lojtar qe dorezohej, luftetar, fizik, lojtar klasi deciziv, por sic i ndodh disa here edhe tek Interi, me ulje-ngritje ne loje.”

“Perisic ben gjithcka ne fushe: ndihmon shoket e skuadres, shenon dhe perdor per kete atletizmin e tij dhe fizikun.”

“Nuk duket nje sulmues krahu klasik sepse eshte shume energjik dhe shpesh here e gjen edhe ne qender.”

“Por edhe ai bie ne nje moment nga goditjet e francezeve, mbase edhe moralisht nga golat e njepasnjeshem, por Kroacia te mos harrojme qe ka luajtur tre ndeshje ne shtesa deri ne finalen e madhe…”

“Per Ivan Perisic ka thurur elozhe vetem pak dite me pare edhe tranjeri i United, The Special One, Jose Mourinho. Nuk perjashtohet qe skuadra nga Manchester te beje nje oferte per kroatin diku tek 50-60 milione euro, edhe pse per momentin nuk ka ndonje interesim zyrtar. Te mos harrojme qe Mourinho vetem nje vere me pare e ka kerkuar me ngulm Ivan por gjeten perballe nje mur te larte te ndertuar na Interi duke mos e pranuar asnje oferte nga United.

Keshtu e mbyll shkrimin e saj e perditshmja britanike qe sic e permendem edhe me lart, ka zgjedhur pikerisht Ivan Perisic, lojtarin zikalter si njeriun simbol te Kroacise.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.