Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,892 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

IndoInter, Reali eshte nje model per tu ndjekur. Nga 366 milion deri ne 521 : ja se si…

IndoInter, Reali eshte nje model per tu ndjekur. Nga 366 milion deri ne 521 : ja se si…
Donald Elmazi

Ndoshta drejtimi i Florentino Perez nuk ka qene nga me fitimtaret ne historine e Real Madrid, por me fitimprursja kjo po. Modeli i adoptuar nga presidenti spanjol ne fakt i jep mundesine Realit te fitoje, jo si cdo skuader tjeter ne europe: 520 mln euro ne vit. Shifer rekord e cila i lejon te shpenzoje ne merkato dhe te beje blerjet “non sense” qe perfliten. Nje model per tu imituar qe mund t’i sherbeje Interit te ardhshem i cili do te blihet nga manjati Erick Thohir.

SI WALT DISNEY- Perez dhe drejtori i tij i pergjithshem e kane te fiksuar ne mendje qe Real Madrid nuk eshte thjesht nje skuader futbolli por nje shoqeri boterore ashtu si Walt Disney dhe per kete kane krijuar nje model biznesi te adaptueshem ne baze te planit industrial. Si shumekombshja amerikane edhe spanjollet kane nje teme perkatese, produkte konsumi, media interaktive dhe lojtare qe promovojne marken. Kjo demonstron qe investimi paguhet por qe duhet te zgjerohen horizontet. Merkato indoneziane per Interin eshte nje merkato ku njerezit cmenden per futbollin. Ideja per te hapur dyqane te reja me marken Inter ne shtetet aziatike do bente qe te ngrihej dhe jo pak fitimi. Kjo mund te sjelle nje rritje kolosale e cila do e beje F.c Internazionale nje fuqi ne me pak kohe se sa ishte parashikuar.

LOJTARE ME VLERE ARI- Blerja e kampioneve te super paguar, shembulli i fundit Bale edhe pse i panevojshem nga ana tkenike, ben pjese ne kete mision largpames. Jane levizje te rrezishme, por qe sjellin shume fitime. Para uellsjanit me te shtrenjtit ishin Figo, Ronaldo, Zidane, Kaka. Lojtare qe kane sjelle vlera te medha ne kasat e Realit. Sic ka deklaruar dhe vete Perez:” Blerja e Kaka na ka lejuar te nenshkruajme shume kontrata sponsorizimi”. Dhe ja ku kaloi nga faturimi i 2007/08 te barabarte me 366 mln tek ai i sezonit te kaluar me 521 mln euro. Nje rritje prej 155 mln euro ne pak kohe, si asnje skuader tjeter. Lojtaret me cmim te ulet nuk mbartin me vete sponsor qe mund te sjellin fitime. Duhet patur guzim per te rrezikuar, por sigurisht nje shpenzim i cmendur duhet bere vetem per ata lojtare te cilet mund te ndryshojne anen shpirterore sic ishte para pak kohesh me Crisitano Ronaldon.

BURIMET- Burimet primare te Real Madridit vije nga marketingu(163 mln), te drejtat audio-vizive(162 mln), partneret dhe stadiumi(145 mln). miqesoret dhe turnet(45 mln). Te ardhurat kryesore me pak fjale behen dyqanet me marken e klubin( dhe ketu eshte difekti i Interit per shkak se “monomarka” eshte e vetme nese do heqim dyqanet ne San Siro dhe shitja e produkteve Inter tek Pirelli Store ) dhe stadiumi. Te largohesh nga San Siro do ishte nje zgjedhje e dhimbshme per nostalgjiket, por shume me vlere per shoqerine e cila ka nevoje edhe per disa gjera te tjera per te sistemuar ne kasat zikalter dhe te beje te mundur te kthehemi nje nga mbreterit e merkatos edhe ne kohe krize.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.