
Inspirues, vrapime dhe fantazi: Inter, ja Karamoh. Dhe tifozet e duan per fluturimin ne Champions…
Ne 4-0 kunder Cagliarit, Spalletti i ka besuar edhe nje te riu, Yann Karamoh.
Francezi eshte kthyer titullar dhe, pavaresisht golave te gabuar, ka treguar kualitetet e tij dhe freskine, qe ne kete fund te sezonit, mund te jete shume e dobishme.
I riu ka marre duartrokitjet e publikut te San Siros, prej kohesh ne kerkim te inspirimit dhe nje loje me spektakel. Per kete Karamoh ka fituar zemrat e publikut dhe eshte duartrokitur nga te gjithe zikalterit e pranishem ne sradium.
Francezi e ben manovrimin me pak te parashikueshem dhe me te ne fushe fitohet ndjesia qe aty ne sulm mund te ndodh gjithmone dicka dhe tifozet e duan ne fushe.
Ne fushe ka shfaqur edhe show, duke luajtur me take gje qe e ka irrituar Castan por Karamoh eshte i tille: “Eshte menyra se si luaj une”, dhe njerezit e kane cmuar dhe duatrokitur.
Karamoh eshte i shoqeruar shpesh nga prinderit ne Milano, eshte ne nje lidhje dhe ka shume shoke. Eshte shume i lidhur me Dalbert qe e ndjek dhe e konsideron si nje vella.
Yann adhuron moden dhe idhulli i tij ne futboll eshte Neymar. “Ka vuajtur shume ne muajt e pare, «Ketu te bejne te vuash shume, si fizikisht por edhe taktikisht», tregonte Karamoh”.
Karamoh qe erdhi ne Itali ne fund te gushtit, shume i dashur nga Piero Ausilio dhe Walter Sabatini. Megjithate ai nuk ka hequr dore nga asnje centimeter ne fushat e Pinetinas, duke marre edhe keshilla, sidomos nga Spalletti por edhe nga shoket tjere.
Yann ka shenuar nje gol ne dy paraqitje me Francen U-21 dhe ka luajtur 11 ndeshje ne Serie A. Decisive dhe spektakolare ajo gjuajtje me te majten nga jashte zone qe perfundon ne rrjeten e Bolognas ne nje moment kritik per skuadren e Spallettit.
«Duhet te rritem – ka thene francezi pas Inter-Cagliari – dhe kam nje objektiv te qarte ne koke: te behem nje lojtar i madh ne kete skuader. Dua te pushtoj San Siron».