Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

855 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, 007 e Ausilios me mision: ja tipi i lojtarit qe do te blihet sapo te hapet merkato e janarit

Inter, 007 e Ausilios me mision: ja tipi i lojtarit qe do te blihet sapo te hapet merkato e janarit
Inter Club Staff

Endrra Modric eshte lene pas kraheve tani. 

Kroati ishte nje mundesi reale por u dogj nga deshira e hekurt e Perez per ta mbajtur ne Madrid por mos ardhja e tij ne Milano, sipas asaj qe tregon Corriere dello Sport, ka lene nje boshllek tek skuadra e Interit.

Ai do te kishte qene njeriu i duhur per mesfushen e Interit dhe pikerisht nje mesfushor me aftesi te njejta me te i mungon zikalterve.

Por a do te tentoje Interi te bleje dike ne janar per te mbushur kete boshllek? Per kete ka shkruar Corriere dello Sport e cila shpjegon:

“007 e drejtorit sportiv te Interit, Piero Ausilio kane filluar punen e tyre dhe po ndjekin cdo dite lojtare ne Kombetaret U21, por edhe lojtare te rinj kryesisht ne Europe dhe Ameriken Latine.”

“Vezhguesit zikalter jane futur ne pune nga Ausilio per te gjetur profile interesante dhe qe te mbledhin materialet e duhura te cilat do i paraqiten me pas Spallettit per te zgjedhur te duhurin.”

“Eshte e qarte qe nuk jane ne nivelin e Modric ata qe vezhgohen, por po kerkohet dikush me cilesi  te ngjashme.”

“Roli qe Interi ka te zbuluar ne kete moment eshte ai i regjizorit ne mesfushe. Askush ne skuadren e Spallettit nuk i ka karakteristikat e duhura per ta mbuluar ate rol.”

“Keshtu, mendohet se Ausilio do e gjeje gjate ketyre muajve lojtarin qe do i bashkoje skuadres ne janar dhe do e zyrtarizoje ne ditet e para te merkatos, pikerisht sic beri me merkaton e veres ku blerjet e rendesishme u bene qe ne fillim te merkatos.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.