Inter, a do te rinovoje Inzaghi? “Zbulohet nje prapaskene: Zhang nuk ka harruar ne asnje moment ate qe ndodhi kur…”
A do te rinovoje Simone Inzaghi me Interin? Me te gjitha gjasat, ai do te rinovoje me zikalterit ne fundin e ketij sezoni.
Por me sa duket ka goxha prapaskena pas ketij vendimi qe ka marre Interi qe shkon pertej pozicionimit ne kete kampionat.
Per kete flet diten e sotme Corriere dello Sport, e cila tregon nder te tjera edhe ate qe ka ndodhur kohet e fundit.
“Ka dicka qe ka ndodhur ne veren e kaluar qe i ka mbetur ne mendje Presidentit te Interit por edhe drejtuesve zikalter.”
“Ishte vera kur Inzaghi do te vinte dhe i ishte thene do te humbiste vetem Hakimin. Por me pas ai humbi edhe Lukakun edhe Eriksen, por ai asnjehere nuk u tregua arrogant.”
“Ai me qetesine qe e karakterizon u ul me drejtuesit dhe foli me klubin per te gjetur zgjidhje sepse u tregua mirekuptues.”
“Mirekuptues sepse e kuptoi qe ishin situata qe nuk lidheshin direkt me deshiren dhe vullnetin e Interit, por me situata pertej asaj qe Interi kishte ne dore.”
“Inter nderkohe nuk ka parashikuar ndonje rinovim tani, por kjo teme do te diskutohet ne fund te sezonit. Normalisht, paga e kontrates se re do te varet shume edhe nga arritjet e Inzaghit ne fund.”