Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

287 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, a e dini qe ajo qe bllokoi blerjen e Moses ishte nje shitje e deshtuar? “Gjithcka ka te beje me…”

Inter, a e dini qe ajo qe bllokoi blerjen e Moses ishte nje shitje e deshtuar? “Gjithcka ka te beje me…”
Inter Club Staff

Inter ka tentuar qe te mbylle nje operacion flash ne diten e fundit te merkatos duke kerkuar qe te sjelle ne Milano nje ish-lojtar te sezonit e shkuar, Victor Moses.

Nigeriani, protagonist i tete muajve pozitive tek Interi, ka shpresuar se do mund te rikthehet te punoje perseri me Conten.

Por ashtu si shpjegon diten e sotme Calciomercato.com, gjithcka eshte bllokuar nga nje operacion i deshtuar ne dalje nga Interi.

“Ai qe ka bere qe te deshtoje Moses tek Interi eshte pikerisht Radja Nainggolan qe nuk u shit tek Cagliari.”

“Kjo sepse tek skuadra e Interit nuk ka vend per nje emer te ri dhe nese ai do te vinte, dikush ndermjet tij dhe Nainggolan duhet te qendronte jashte listes se Serie A te Interi.”

“Interi ne kete moment ne sektorin e kraheve ma Hakimi, Ashley Young dhe Ivan Perisic si garanci, por ne keto reparte mund te luajne edhe Darmian dhe D’Ambrosio.”

“Prandaj ardhja e Victor Moses nuk eshte pare ne asnje moment si nje nevoje absolute e skuadres zikalter.”

“Ne fund te merkatos, Moses gjithesesi eshte larguar nga Londra pa pritur janarin ku Interi mund te kerkonte te rikthente ate perseri.”

“Do te shkoje te Spartaku i Moskes, ne Rusi, nje vend ku merkato eshte e hapur akoma dhe vizitat mjekesore jane programuar per ditet ne vazhdim”, e mbyll shkrimin e saj e sajti i njohur italian i merkatos.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.