Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

289 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, a mund te rikthehet dot Lukaku? Biasin tregon komplet situaten: “Kjo eshte situata. Mund t’ju duket e pamundur sepse…”

Inter, a mund te rikthehet dot Lukaku? Biasin tregon komplet situaten: “Kjo eshte situata. Mund t’ju duket e pamundur sepse…”
Inter Club Staff

I pyetur per mikrofonat e Pressing, emision i njohur italian, gazetari shume prane Interit, Fabrizio Biasin, ka folur pak per merkaton e Interit.

Ai ka dashur te ndalet te situata e rikthimit te mundshem te belgut Romelu Lukaku ne Milano pas ngjarjeve te fundit.

“Cfare po ndodh me Lukaku-Inter? Pse ka kaq shume gjera ne kete moment? Si fillim, duhet te bejme dicka te qarte.”

“Per mua eshte praktikisht e pamundur qe te flasim per nje rikthim faktik te tij ne Milano: sipas meje nuk do te ndodhe kurre.”

“Por nje tifoz mund te kete nje peng per Lukakun: nuk ishte Inter qe e shiti, eshte ai qe pasi ka premtuar te qendroje vendosi te largohet.”

“Beri gjithcka qe te ikte. Ishte nje vendim i lojtarit, prandaj edhe ai mbase e ka ne ndergjegje kete zgjedhje qe ka bere.”

“Asnje nuk mund te thote se Inter do te investoje 100 milione per te marre Lukakun perseri ne Milano, nuk ekziston dicka e tille.”

“Por nese me duhet ta them, mendoj se mundesia e vogel e nje rikthimi te Romelut mund te jete vetem nje huazim falas dhe ai qe vjen ne gjunje duke kerkuar falje dhe duke luajtur falas per Interin: e pamundur edhe kjo.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.