Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

382 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, a ndihet i kercenuar Nainggolan nga ardhja e Vidal? “Ne keto momente, Ninja eshte shprehur…”

Inter, a ndihet i kercenuar Nainggolan nga ardhja e Vidal? “Ne keto momente, Ninja eshte shprehur…”
Inter Club Staff

Radja Nainggolan eshte gati per nje aventure te re tek Interi. Mesfushori belg ka debutuar ne nje miqesore ndaj Luganos dy vite me pare dhe ai u rikthye te veshe fanellen e Interit pikerisht ndaj zvicerianeve.

E keshtu, pas nje sezoni mjaft te mire te kaluar tek Cagliari, tashme Ninja mund eshte gati te beje gjithcka per tu futur ne mekanizmat e Contes.

“Sepse ne fund te fundit – shkruan La Gazzetta dello Sport – kur e mendon mire, RAdja ka qene njeriu qe i ka munguar me shume Interin ne kampionatin e fundit.”

“Zell dhe kualitet jane elemente qe bejne pjese ne qenien e Nainggolan si futbollist, ajo eshte ADN e tij.”

Teniku disa here ne sezonin e shkuar ankohej per mungesen e nje lojtari me eksperience nderkombetare dhe mentalitet fitues: nje lider karizmatik qe mund te nxirte shpirtin e skuadres ne momente te veshtira.

Ja, Radja nga ai kendveshtrim mund te kishte dhene nje kontribut te madh per kauzen. Ai tani ndihet ne dispozicion, i bindur se mund te luaje kartat e tij ne kete sezon.

Por a e frikeson ate ardhja e Vidal? Aspak. Ninja nuk frikesohet nga askush. Mbase kjo gje e ekzalton ate.

Ai nuk bezdiset nga blerjet e medha por vetem ne kete menyre mund te shtyje veten te tejkaloje limitet e tij.

Nese Conte nderkohe do te gjente ekuiliber me ata te dy ne fushe, do te bente nje bingo te jashtezakonshme.

Kjo sepse nje mesfsushe Barella, Nainggolan dhe Vidal do te ishte nje lufte e fituar ne cdo fushe kundershtare.

E shqetesimet me te medha ne kete rast sdo i kishte Interi por te tjeret. Conte ka detyren te gjeje kuadron perfekte taktike dhe teknike, por edhe ti menaxhoje ata jashte fushes.

Nese gjen nje zgjidhje, atehere sa mire per te gjithe.

Tashme ka rinisur gjithcka, Nainggolan deshiron te ndihet ne qender te projektit perseri, por deshiron nje ndihme edhe nga Conte. Cfare ndihme? Vetem nje shans te tregoje cilesite e tij.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.