Inter, agjenti Beltrami ne seli jo vetem per Barella por edhe per Nainggolan
Alessandro Beltrami, agjenti i Barella dhe Radja Nainggolan disa minuta me pare eshte larguar nga selia e Interit ne Corso Vittorio Emanuele ll ne Milano ku ishte futur rreth ores 13:00 per nje vizite.
Per mesfushorin e Cagliarit cdo gje eshte ok dhe klubi zikalter ka dashur qe te theksoje se nuk ka asnje problem. Tommaso Giulini, presidenti i Cagliarit, po tenton qe te rrise cmimin duke futur ne valle Romen dhe Milanin apo klube te huaja si PSG, por lojtari deshiron vetem Interin.
Nderkohe, per sa i perket te ardhmes se Ninja tek Interi, duhet theksuar se lojtari nuk eshte i pashitshem dhe nese do te vijne oferta, klubi do i vleresoje. Por nuk ka asnje urgjence per ta shitur dhe do te jete i grumbulluar me skuadren.