Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

291 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, agjenti i njohur sulmon ashper Skriniar: “Cfare lojtari eshte ky? Nuk ben per nje skuader te madhe sepse…”

Inter, agjenti i njohur sulmon ashper Skriniar: “Cfare lojtari eshte ky? Nuk ben per nje skuader te madhe sepse…”
Inter Club Staff

Me sa duket goli i dyte i Romes (ai i barazimit, ndeshja perfundoi 2-2) po diskutohet shume ne diten e sotme ne Itali.

Ne ate rast, Skriniar pretendoi nje faull, duke qene se u godit me brryll nga ana e Mancinit ne ajer nderkohe qe ky i fundit tentoi goditjen me koke te cilen e gjeti dhe me pas shenoi edhe gol.

Por i pyetur per mikrofonat e e TMW Radio, ish-lojtari dhe agjenti i njohur, Massimo Brambati ka perdorur terma jo shume te bute per mbrojtesin e Interit.

Sipas tij, ne ndeshjen Roma-Inter eshte vene re se si Milan Skriniar e ka treguar se nuk eshte lojtar per nje skuader te madhe.

“Per mua Milan Skriniar nuk eshte aspak nje mbrojtes per nje skuader te madhe. Kjo gje u pa edhe diten e djeshme.”

“Shenoi nje gol por me pas ka pesuar nje gol po nga nje mbrojtes. Cfare lojtari eshte ky keshtu qe peson ate gol?

“Madje ai ka simuluar sikur mori ndonje goditje me arme ne ate rast, me shpresen se arbitri do e kishte anulluar ate gol.”

“Sot mbrojtesat e mire jane ata qe dalin me top ne kembe, por jane po keta mbrojtesa qe futen ne panik per nje kros te mire”, ka thene ai.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.