Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | August 12, 2020

Scroll to top

Top

538 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, alarm i kuq: bilanci del me -100 milione humbje. Por ka nje lajm te mire: tani e ka radhen…

Inter, alarm i kuq: bilanci del me -100 milione humbje. Por ka nje lajm te mire: tani e ka radhen…
Inter Club Staff

Interi, ashtu si ishte pare edhe me pare ne komunikaten e Inter Media and Communication, e ka mbyllur bilancin e saj per 9 muajt e pare ne 31 mars 2020 ne menyre shume negative.

Bilanci zikalter ne daten 31 mars, ka pare nje humbje prej -103,1 milione eurosh, kunder -31,6 milione eurosh ne 31 mars 2019.

Kete gje e ka treguar Calcio e Finanza, pasi ka marre ne dore dokumentat zyrtare te bilancit zikalter.

Te ardhurat e Interit kane rene me 30,5 milione euro ndersa kostot jane rritur me 73 milione euro.

Nder kostot, Calcio e Financa tregon se jane rritur ato te rrogave, nga 114 milione ne 141 milione.

Lojtaret kane peshuar per 91,9 milione euro (87,3 ne 2019), tekniket per 19,7 milione euro (12,4 ne 2019) dhe bonuset per performancat ne 19,2 milione euro (4,5 ne 2019).

Jane rritur edhe amortizimet nga 65 milione ne 90 milione.

Tani pritet qe te mbyllet bilanci total i vitit ne daten 30 qershor. Me siguri do te kete ipakt negativ edhe pandemia.

Por ajo qe do i jape Interit frymemarrje do te jete shitja e Maurro Icardit, qe sipas Calcio dhe Finanza do i sjelle Interit plot 48,2 milione euro plusvalence.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.