Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

1,036 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, alarm per Hakimi: A eshte e vertete klauzola e riblerjes nga ana e Real? CM zbulon: “Ja si qendrojne faktet.”

Inter, alarm per Hakimi: A eshte e vertete klauzola e riblerjes nga ana e Real? CM zbulon: “Ja si qendrojne faktet.”
Inter Club Staff

Tifozet e Interit jane dashuruar qe tani me Achraf Hakimi sepse ai ka dhuruar menjehere paraqitje spektakolare ne fushen e lojes.

Lojtari i krahut maroken ka treguar qe ne 20 minutat e para me Fiorentinen se nga cfare materiali eshte i bere, por me pas 90 minutat ndaj Beneventos kane konfirmuar gjithcka.

Ai eshte nje arme vdekjeprurese ne krahun e djathte per Interin dhe qe sjell vetem dhimbje koke per te gjithe kundershtaret e krahut te tij.

Por, ne Twitter, per shkak te nje thashethemi, eshte ngritur perseri dyshimi nese Real Madrid ka nje klauzole blerje per lojtarin ne favor te madrileneve apo jo.

Por ashtu si konfirmon Calciomercato.com, kjo nuk ekziston dhe nuk eshte aspak nje lajm i vertete: eshte nje ‘fake news’.

“Ne marreveshjen ndermjet klubeve nuk ekziston asnje klauzole ri-blerje per Real Madrid, asnje shifer e parafiksuar qe kjo te ndodhe.”

“Thjesht, Los Blancos, kane futur nje klauzole tjeter: ate te avantazhit qe nese Interi do doje ta shese lojtarin perpara ndonje oferte te ndonje klubi tjeter, Interi do duhet te informoje Real Madrid nese ata duan ta barazojne kete oferte apo jo.”

“Por edhe kjo klauzole do te jete ne doren e lojtarit, gjithmone nese ai deshiron te transferohet atje.”

“Pra, ai nuk mund te largohet automatikisht nga Interi pa u njoftuar me pare Real Madrid nese deshiron ta bleje per ate shume.”

“Por klauzole per ri-blerjen e tij nuk ka ne kontraten e Hakimi dhe ky eshte nje lajm i mrekullueshem per te gjithe.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.