Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,029 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Allegri e pranon: “Kete vit Interin nuk e kemi mundur asnjehere. Dybala ne fushe? Kujtoni vitin 1982 kur…”

Inter, Allegri e pranon: “Kete vit Interin nuk e kemi mundur asnjehere. Dybala ne fushe? Kujtoni vitin 1982 kur…”
Inter Club Staff

Pas konfrences per shtyp, per mediat eshte ndalur edhe Massimiliano Allegri, tranjeri i Juventusit qe ka folur keshtu per finalen.

Gjithcka ka nisur me ndeshjet e luajtura kete sezon per te: “Ne shpresojme te jete hera e duhur per neve kjo.”

“Kemi luajtur tre here me Interin, por asnjehere nuk kemi fituar. Eshte bukur te jemi ne kete finale, do te bejme gjithcka per ta fituar.”

“Kjo sepse perballe do te kemi nje skuader te forte. Cdo finale duhet luajtur per ta fituar. Te shohim sa te zotet do jemi.”

Inter-Juventus ka vlere gjithmone?

“Ka vlere sepse Juventus-Inter eshte nje event i rendesishem per tu perjetuar. Duhet te luajme me qetesi dhe ta perjetojme sa me mire.”

Si luhet kunder Interit?

“Do te jete nje ndeshje e ndryshme nga hera e fundit sepse eshte nje finale dhe finalet jane ndeshje komplet te ndryshme.”

A eshte rrezik te hidhet ne fushe Dybala?

“Mbaj mend qe Liam Brady shenoi nje penallti pikerisht perpara se te largohej nga Juventusi ne 82. Paulo do te luaje, eshte rritur, eshte mire. I qete? Po, pse te mos jete?”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.