Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

980 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, analisti italian ben thirrjen e deshperuar: “Dybala do bente mire te mos shkonte atje sepse nuk…”

Inter, analisti italian ben thirrjen e deshperuar: “Dybala do bente mire te mos shkonte atje sepse nuk…”
Inter Club Staff

I intervistuar nga La Gazzetta dello Sport, ish-mbrojtesi (sot gazetar) Massimo Mauro ka folur per te ardhmen e Paulo Dybala.

Ai me sa duket ka bere nje thirrje te deshperuar per lojtarin qe te mos transferohet tek Inter, duke e konsideruar si jo zgjidhjen ideale per te.

“Do te tregohem i sinqerte: per mendimin tim, Inter nuk eshte skuadra ideale per Dybala. Nuk eshte zgjedhja e duhur”.

“Nuk dua te bej nje diskutim teknik, por numerik. Edhe nese tek Inter do te largohet njeri ndermjet Dzeko, Correa dhe Sanchez, titullaret do te ishin Lautaro dhe Lukaku”.

“Pa asnje dyshim kjo. Paulo per mua ka nevoje te gjeje intensitet loje, nje klub qe do te besoje tek ai nje fanelle titullari”.

“Pse te shkoje tek Inter ku do te luaje na pankina? Me duket nje zgjedhje e pa menduar mire kjo per Dybala”.

Ku do e shihje me mire ti Dybala?

“Une do e shihja te Roma, sepse Jose Mourinho eshte nje tranjer qe di te preke butonat e duhur te lojtaret e tij, sidomos te ata qe jane me te talentuar”.

“Dybala eshte nje lojtar qe ne nje sezon te siguron te pakten 20 gola. Nuk jane pak, jane shume madje dhe do te ishte nje blerje e duhur per Romen”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.