Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

4,133 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, aprovohet Bordi i ri Drejtues: ja dy anetaret e rinj. Nderkohe Zhang deklaron: “Jemi ne..”

Inter, aprovohet Bordi i ri Drejtues: ja dy anetaret e rinj. Nderkohe Zhang deklaron: “Jemi ne..”
Inter Club Staff

F.C. Internazionale Milano S.p.A. ka aprovuar sot Bordin e ri te Administrimit te klubit me rastin e mbledhjes se Asamblese se Aksionereve ne stadiumin San Siro. 

Keshtu, eshte futur zyrtarisht ne klub LionRock Capital e cila eshte bere aksioneri numer dy i klubit me 31.05%. Kete gje e ka bere me dije klubi nepermjet nje komunikate zyrtare.

Daniel Tseung dhe Tom Pitts nga Lion Rock Capital jane bere anetare te Keshillit te Administrimit te Interit me efekt te menjehershem. Mbledhja e pare e Keshillit te ri te Administrimit eshte bere menjehere pas Asamblese se Aksionereve qe certifikoi keshillin e ri.

Steven Zhang, presidenti i klubit zikalter ka pranuar menjehere:

“Qe prej fillimit te ketij udhetimi teper magjepses, qellimet tona kane qene gjithmone te qarta: te bejme Interin nje nga klubet me fitues dhe me prestigjoz ne bote. Pas dy vitesh e gjysem kemi bere hapa te rendesishem perpara duke arritur rezultate te mira ne fushe dhe jashte saj. Interesi i nje fondi investimi kaq te rendesishem sa Lion Rock Capital eshte prova qe bashke mund te dergojme perpara kete projekt. Sot per sot jemi shume te lumtur qe mirepresim keshtu LionRock ne familjen zikalter. Bashke do te fitojme dhe do te zbavitemi, do te jemi inspirim duke bere qe tifozet zikalter neper bote te kalojne nje eksperience sa me te mire te mundshme me skuadren e tyre te zemres.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.