Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

311 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, ardhja e VIDAL shtyn Interin te beje me patjeter nje shitje TOP? “Mund te zhbllokohet ne tetor sepse…”

Inter, ardhja e VIDAL shtyn Interin te beje me patjeter nje shitje TOP? “Mund te zhbllokohet ne tetor sepse…”
Inter Club Staff

Efekti domino qe shikon Interi prej kohesh duket se eshte zhbllokuar me ne fund ne merkato.

Me marreveshjen me Godin per largimin, mbrojtesi uruguajan do te transferohet ne Cagliari ne oret e ardhshme.

Keshtu, zikalterit jane gati qe te sjellin ne Milano lojtarin Arturo Vidal. Por ne te njejten kohe, ardhja e kilianit mund te sjelle nje largim te madh dhe te dhimshem ne radhet e zikalterve.

Behet fjale per Radja Nainggolan, i cili mund te mos qendroje. Pikerisht per kete arsye, ne pah del Cagliari qe po transferon edhe Godin dhe e ka lene numrin 4 bosh per belgun.

“Dalja e Godin hap nje efekt domino, sepse Interi mund ti jape gaz per te mbyllur detajet e fundit per ardhjen e Arturo Vidal qe nga ana e tij do te shtyje larg Interit edhe Radja Nainggolan.”

“Por ketu rikthehemi edhe tek rastesite qe nuk jane aspak te tilla: Cagliari ka nje numer te lene bosh dhe kjo eshte kuptuar kur jane zbuluar numrat e skuadres.”

“Ata ne menyre ‘rastesore’ kane lene bosh numrin 4, numer ky qe Ninja ka mbajtur vitin e kaluar ne Sardenje.”

“Por ky eshte nje diskutim i gjate qe shkon pertej numrave te bluzes por qe ka lidhje vetem me numrat e parave.”

“Gjithesesi, me Vidal vjen nje shitje TOP per Interin deri diku e detyruar: e gjithcka mund te mbyllet ndoshta ne tetor ne ditet e fundit te merkatos sepse Interi do te prese edhe pak per ndonje oferte te rendesishme per te.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.