Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

810 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, arrihet marreveshja me ne fund per te luajtur ndeshjen me Bolognen? “Ja data e percaktuar. Cdo gje…”

Inter, arrihet marreveshja me ne fund per te luajtur ndeshjen me Bolognen? “Ja data e percaktuar. Cdo gje…”
Inter Club Staff

Sa here flitet per kryesimin e Serie A apo per shanset per nje rekuperim te Interit, te gjithe nuk lene asnjehere jashte diskutimin e Bologna-Inter.

Kjo eshte nje nga ndeshjet e prapambetura ne Serie A dhe qe ka mbajtur peng klasifikimin e Interit per jave me radhe.

Interi ne ate kohe udhetoi per ne Bologna dhe ne fushen e lojes skuadra pritese nuk zbriti fare per shkak se nuk u lejua nga autoritetet vendase.

Qe atehere ndeshja ka kaluar ne organet e drejtesise sportive ne Itali qe ende e kesaj dite nuk kane marre nej vendim perfundimtar.

Por me sa duket pritja po merr fund dhe Bologna-Inter shume shpejt do te kete nje date se kur do te luhet.

Kete gje e shkruan sot Tuttosport e cila zbulon: “E famshmja Bologna-Inter pritet qe te fiksohet per ne daten 27 prill.”

“Eshte ajo qe na vjen ne rruge jo zyrtare nga disa burime. Gjithcka qe pritet eshte konfirmimi zyrtar i vendimit se ndeshja do te luhet perseri.”

“Kete gje do e beje Kolegji i Garancise se Coni dhe duke pare kohen qe duhet qe te zbardhet ky vendim, kjo ndeshje do te luhet ne daten 27 prille, data e pare e lire pas dates kur Kolegji do te zbardhe vendimin.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.