Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

615 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, arrihet marreveshja me Torinon per nje shkembim te rendesishem? “Eshte gjetur formula perfekte: perfshihet…”

Inter, arrihet marreveshja me Torinon per nje shkembim te rendesishem? “Eshte gjetur formula perfekte: perfshihet…”
Inter Club Staff

Interi dhe Torino kane folur edhe ne fillim te merkatos se veres dhe kane rene dakort qe te flasin perseri shume shpejt.

Ne mes eshte shkembimi koke me koke ndermjet Izzo dhe Vecino dhe me sa duket, gjithcka eshte shume me shume se sa nje ide.

Mbrojtesi i pelqen shume Antonio Contes dhe e shikon si perfekt per mbrojtjen e tij me tre per menyren se si ai interpreton.

Per kete arsye, ai e ka kerkuar edhe me pare por nuk u be asgje sepse Vecino ishte i demtuar edhe pse ky i fundit kerkohet me ngulm gjithashtu nga tranjeri i Torinos, Giampaolo qe e ka kerkuar me pare edhe te Milani.

Ne vere dy klubet shpresonin qe te fitonin para nga dy lojtaret dhe prandaj nuk u be asgje.

Izzo u kerkua nga Fiorentina, Lazio dhe Roma, nderkohe qe Interi kishte nisur nje tratative me Napolin per Vecinon.

Por sot per sot, e vetmja siguri qe kane ata eshte qe te dy nuk bejne pjese ne projektet teknike respektive te tranjereve.

Sipas Tuttosport, Torino dhe Interi e kane kuptuar qe nga keta dy lojtare nuk mund te nxiren miliona dhe prandaj po mendojne seriozisht nje shkembim per te rivleresuar te dy ata.

Me te gjitha gjasat, merkato e dimrit do te nise me kete shkembim, duke pare se Contes i mungon edhe nje mbrojtes qendre i mirefillte me karakteristikat qe ka Izzo.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.