Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

351 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, arrihet misioni i uljes se pagave? “Ja nje kryeveper tjeter e Marottes dhe Ausilios: bie ne sy se…”

Inter, arrihet misioni i uljes se pagave? “Ja nje kryeveper tjeter e Marottes dhe Ausilios: bie ne sy se…”
Inter Club Staff

Pas humbjes prej 246 milione eurove te regjistruar nga Interi ne bilancin e fundit, nje rekord historik per nje klub italian, misioni primar i drejtuesve ka qene ulja e shpenzimeve.

Por kjo ulje duhet te ndodhte duke mbajtur larg kompetitivitetin e skuadres dhe per hir te vertetes, dicka e tille ka ndodhur.

“Ne muajt e fundit, Steven Zhang ka kerkuar qe te uleshin me 15% pagat. Pra, duhet qe shifra te kishte shkuar ne 175 milione.”

“Po me pas, cfare ndodhi? Ndermjet largimeve dhe afrimeve, me sa duket Marotta dhe Ausilio kane bere nje pune te madhe.”

“Per kete kane ndihmuar edhe rinovimet e kontratave me ulje page si ne rastin e D’Ambrosio, Ranocchia dhe Kolarov, por nga ana tjeter jane rritur pagat e Bastonit, Lautaros, Barella dhe Dimarco.”

“Por per keta qe kane rinovuar, paga do te filloje te rritet nga sezoni i ri dhe jo nga ky sezon, duke bere Interin qe te respektoje parametrat e vena.”

“Keshtu, Inter ka ulur me goxha milione euro koston e punes. Per shembull, nga 24 milione euro ne sezon qe merte Conte, tani Inzaghi merr vetem 8. Ketu kemi nje ulje prej 16 milionesh.”

“Ne kete menyre, eshte arritur nje ulje prej 10%. Duhej 15%? Asnje problem, sepse ne vere pritet te kete largim te kontratave te rendsishme si ajo e Vidal dhe Vecino dhe ne Milano do te vine lojtare te rinj qe marrin me pak.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.