Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,183 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Asamoah: “Nuk po e duroja dot me Chiesan, ma shpifi. Gjate ndeshjes ai…”

Inter, Asamoah: “Nuk po e duroja dot me Chiesan, ma shpifi. Gjate ndeshjes ai…”
Inter Club Staff

Asamoah ka komentuar fitoren ndaj Fiorentines per mikrofonat e Inter TV. 

Keto kane qene fjalet e tij pas ndeshjes ku eshte treguar shume i ashper ne drejtim te talentit te Fiorentines, Chiesa:

“Goli? Jam i lumtur per ate po bej dhe per ate qe po ben skuadra keto ndeshje.”

“Jam i lumtur per gjithcka sepse me ne fund kemi gjetur rrugen e duhur per te fituar ndeshjet qe kemi perballe. E di qe me mungojne golat, por e rendesishme per mua eshte te fitojme.”

“E di qe goli do te vije ne nje moment apo ne nje tjeter ama.”

“Sipas meje po rritemi shume por e rendesishem ne kete moment eshte te fitojme sa me shume. Sipas meje ne po rritemi si skuader dhe kampionati nuk eshte i lehte. Duhet te vazhdojme keshtu.”

“Duhen njerez me mentalitet te madh edhe gjate momenteve te veshtira. Mund te ndodhe qe kundershtari te beje gol por nuk duhet te dorezohemi ne asnje moment. Ky mentalitet i deshires per te fituar duhet te ekzistoje gjithmone ne nje klub si Interi.”

“Une mundohem te bej ndeshjen time gjithmone, te ndihmoj skuadren me sa te mundem.”

“Ndaj Chiesas kam luajtur shume here, eshte nje futbollist i forte. Gjuan mire dhe eshte inteligjent.”

“Por gjate ndeshjes erdhi nje moment qe ma shpifi dhe nuk po e duroja dot me: ne cdo rast hidhej kot pertoke pa i bere asgje.”

“Por duket nje lojtar interesant. Une isha gati per kete ndeshje sepse kunder tyre kam luajtur shpesh.”

“Publiku yne eshte gjithmone fantastik pastaj. Nuk dorezohet kurre deri ne fund.”

“Duhet ti kemi pergjithmone pas vetes sepse kjo skuader pa ta nuk eshte asgje. Kane qene fantastik sot. Shpresoj te vazhdojme me te njejtin shpirt edhe ne ndeshjen e radhes.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.