Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

355 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Asllani flet per Tuttosport: “Me vjen shume keq per Brozovic, eshte unik. Por ju them se…”

Inter, Asllani flet per Tuttosport: “Me vjen shume keq per Brozovic, eshte unik. Por ju them se…”
Inter Club Staff

Duke pare mungesen (e gjate…) te Marcelo Brozovic, pritet qe tek Inter tani te vije edhe ora e Kristjan Asllanit.

Pas nje vere te kaluar si protagonist, ai ka luajur shume pak ne ndeshjet zyrtare dhe mendohet se tani do te vije shansi i tij i madh.

Kjo ka qene intervista e lojtarit per Tuttosport:

Ne pankine ndaj Islandes me kombetaren tende: ke pushuar fiks per ndeshjet e radhes te Interit ne Serie A dhe Champions…

“Sigurisht, une jam gjithmone ne dispozicion te tranjerit dhe do te jem ne dispozicion edhe diten e shtune (qesh).”

Perpara Roma, dhe pastaj direkt Barcelona. Nderkohe qe Brozovic eshte demtuar. Mendon se mund te vije momenti yt tani?

“Po, te shohim. Sa keq qe kemi humbur Marcelon, sepse ai eshte thelbesor per neve. Por nese do te vije rasti im, une jam gati. Do te kerkoj te jap maksimumin per Interin”.

Si interpretohet nje nisje e mire e sezonit dhe me pas pankina? Skuadra te duket gati nderkohe per te reaguar?

“Une kam punuar dhe do te punoj. I takon tranjerit te vendose. Edhe per skuadren vlen e njejta gje, kemi punuar shume. Jam i sigurt qe rezultatet do te vine”.

Inter a beson te Scudetto? Ka shprese?

“Sigurisht, e besojme me force, luajme per ate”.

Po per Champions cfare na thua? Kemi dy ndeshje me Barcelonen… A ka shanse per Interin ne kete pike per te fituar?

“Sigurisht, duhet te luajme per te fituar me Barcelonen, duhet te punojme fort per kete. Por me pare duhet te mendojme per Romen. Kemi ne mendje vetem ndeshjen me ata tani”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.