Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

861 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter-Atalanta, ja te rejat nga formacioni i mundshem: dy dyshime shume te rendesishme per Spallettin

Inter-Atalanta, ja te rejat nga formacioni i mundshem: dy dyshime shume te rendesishme per Spallettin
Inter Club Staff

Interi i Luciano Spallettit vjen nga nje ndeshje shume bindese dhe suksesi ne Genoan por tashme eshte koha qe te pergatitet ndeshja ne shtepi kunder Atalantes. 

Kunder bergamaskeve, tekniku zikalter duket i predispozuar qe te konfirmoje shumicen e skuadres qe zbriti ne fushe ndaj Genoas po per te me sa duket ka dy dyshime te medha.

Me Lautaro Martinez dhe Stefan de Vrij jashte, ai perseri do te jete i detyruar te hedhe Miranden nga minuta e pare ne fushen e lojes dhe Icardin ne sulm.

Nderkohe dy dyshimet e Spallettit ne kete moment jane per Gagliardini apo Vecino dhe njerin ndermjet Cedric apo D’Ambrosio ne krahun e djathte te mbrojtjtes.

Kete gje thote Sky Sport ne keto caste dhe shton gjithashtu se:

“Lautaro ndihet me mire, por me Atalanten nuk do te jete. Po ashtu edhe de Vrij. Te dy ata po punojne te jene ne transferten e Frosinones sepse tashme per ndeshjen e se dieles jane dorezuar qe te dy.”

“Duke munguar keshtu, ne mbrojtje do te luaje Miranda dhe ne sulm Icardi.”

“Per sa i perket mesfushes, Nainggolan po permiresohet ndjeshem dhe me shume mundesi do e nise perseri nga minuta e pare edhe kesaj radhe.”

“Formacioni ne pjesen tjeter te tij do te jete pothuajse identik me dy dyshimet e permendura me lart.”

Nderkohe, ky eshte formacioni i mundshem i Interit ndaj Atalantes:

Handanovic, D’Ambrosio, Skriniar, Miranda, Asamoah, Gagliardini, Brozovic, Nainggolan, Perisic, Politano, Icardi.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.