Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,313 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter-Atalanta: Pioli gati qe te hedhe ne fushe perseri MMM. Murillo ne fushe per te bllokuar Gomez?

Inter-Atalanta: Pioli gati qe te hedhe ne fushe perseri MMM. Murillo ne fushe per te bllokuar Gomez?
Inter Club Staff

Interi ka nisur te pergatise ndeshjen teper delikate te se dieles kunder Atalantes dhe dyshimi i vetem i Piolit eshte te luaje me mbrojtjen me tre ose jo. Sipas asaj qe tregon Gazzetta dello Sport, kunder djemve te Gasperinit eshte shume e mundur qe te hidhet ne fushe nje formacion me tre MMM. Mungesa e Mirandes ndaj Romes peshoi shume ne ate rezultat. Per vleren qe perfaqeson braziliani, por edhe sepse mungon nje mbrojtes qendre qe jep garanci (Andreolli nuk luan nje ndeshje te vertete qe prej Nentorit 2015, ndersa Sainsbury ka ardhur nga Kina).

Ne Cagliari, tekniku zikalter ka lene Murillo ne stol, por ndoshta kjo sepse nuk donte ta humbiste ate ne ndeshjen ndaj Atalantes duke pare se edhe ai eshte ne rrezik kartonash. Ndaj Atalantes eshte e ndaluar qe te behen llogari dhe duhet sezben nje fitore e nje mbrojtje vigjilente per te rrezikshmin Papu Gomez. Ja pse Murillo ka qene ne stol ne Caglairi, sepse ndaj Paput mund te jete perfekt. Pas nje nisje te sezonit jo te mire, kolumbiani i koheve te fundit eshte ne rritje. Ai ka gjetur nje gjendje optimale dhe ne nivel leximi loje dhe perqendrimi ka bere progres. Por mbi te gjitha Murillo ka shpejtesi per te frenuar Gomez. D’Ambrosio ne kete rast do te kalonte ne krahun e majte ku do te perballej me Contin, qe ka nje hap pak a shume te njejte me te.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.