Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,145 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

INTER, INZAGHI NDERRON FYTYREN E SKUADRES ME TRE LEVIZJE: “Do te jene titullare: pak nga halli dhe pak nga…”

INTER, INZAGHI NDERRON FYTYREN E SKUADRES ME TRE LEVIZJE: “Do te jene titullare: pak nga halli dhe pak nga…”
Inter Club Staff

Acerbi, Asllani dhe Dzeko: Inter do te nderroje shtyllen kurrizore ne keto dy ndeshje teper delikate qe po vijne.

Simone Inzaghi po e ben kete gje me shume nga halli dhe nevoja, se sa nga vullneti, por ka edhe motive te tjera pas kesaj zgjedhje.

Nga njera ane jane demtimet, por nga tjetra edhe rendimenti i ulet i disa lojtareve: “Asnje nga keta tre lojtare qe do te jene ne fushe nga minuta e pare te shtunen nuk jane titullare”.

“Nuk do te ishin te tille ne kushte te tjera normale. Por Inzaghi nuk deshiron te ndalet dhe deshiron te vazhdoje mesazhe”.

“E beb kete gje me Stefan De Vrij, qe tashme ka Acerbin perpara tij dhe nese deshiron te fitoje perseri vendin e titullarit, duhet te beje me shume”.

“Nderkohe, Edin Dzeko do te jete i detyruar te luaje sepse Romelu Lukaku po e ka shume te veshtire te rekuperohet nga demtimi”.

“Por ai qe ka komplikuar gjithcka per Interin ka qene Marcelo Brozovic, qe eshte demtuar me kombetaren pak dite me pare”.

“Ai do te mungoje per nje muaj te plote, e ky nuk eshte aspak nje lajm i mire per Interin dhe zikalterit e Inzaghit”.

“Gjithesesi, ne realitet, tek Interi ndryshimet rrenjesore nuk kane bere aspak mire ne kete fillim sezoni futbollistik”.

“Madje Inzaghi eshte vene ne shenjester te kritikave per keto, por kesaj radhe nuk eshte se ka zgjidhje tjeter”.

“Demtimet e kane detyruar te mendoje nje “Plan B” me shume se sa nje “Plan A” dhe Simone eshte dashur te transformoje edhe skuadren e tij”.

“Ai kurre ne kete sezon nuk e ka pasur te mundur qe te luaje me nje formacion te njejte per dy ndeshje me radhe”.

“Kjo pak per zgjedhje, por edhe pak per ndeshjet qe luhen tashme njehere ne tre dite per skuadrat italiane”.

“Me Romen nderkohe pritet te kete 10 lojtare ne fushe nga 10 lojtaret qe kane qene titullar heren e fundit, me perjashtim te Asllanit”.

“Edhe pse ka pak shanse qe Mikhytarian te vendoset perpara mbrojtes, por kjo zgjidhje nuk do te ishte e para per Inzaghin dhe mund ti jape shansin e pare te arte djaloshit shqiptar.”

“Nese Acerbi dhe Dzeko jane te mesuar me keto nivele, Asllani do te kete detyren e veshtire te marre detyren e tij te pare ne nje moment teper delikat me nje San Siro te mbushur plot e perplot”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.