Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 6, 2022

Scroll to top

Top

470 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Ausilio zbulon gjithcka: “Ja e verteta per Tonali, Cavani, Werner dhe Nainggolan. Per Icardin ka ndryshuar situata.”

Inter, Ausilio zbulon gjithcka: “Ja e verteta per Tonali, Cavani, Werner dhe Nainggolan. Per Icardin ka ndryshuar situata.”
Inter Club Staff

Nje interviste e gjate e dhene nga Pierp Ausilio, drejtori sportiv i Interit per mikrofonat e Sky Sport.

Drejtuesi zikalter ka folur per shume tema per sa i perket merkatos se Interit: qe prej Lautaro Martinez e deri tek Icardi, Nainggolan, Tonali dhe Cavani.

Kjo ka qene intervista e tij e plote ne shqip e sjelle nga Inter Club Albania tek ju:

Cfare ben gjate dites?

“Pak a shume gjithcka. Menyra e te punuarit ka ndryshuar. Per fat te mire skuadra eshte rikthyer te punoje ne normalitet cdo dite.”

“Shume telefonata, chat dhe thashetheme. Eshte e veshtire te besh negociata apo te kalosh me shume se sa thjesht nje kontakt i shpejte.”

“Kam ndjesine se askush nuk deshiron te jete budallai i fshatit dhe te niset: jemi te gjithe ne ankth per kete situate.”

Icardi, Nainggolan dhe Perisic?

“Po flasim per tre situata qe jane te ngjashme. Ne cdo rast ama, ne i kemi idete e qarta ndersa per disa te tjere kemi marre disa kohe me shume.”

“Per Perisic koha ka mbaruar, por kemi raporte shume te mira me Bayern dhe agjentin e lojtarit. I kemi dhene me shume kohe per te vendosur. I kemi premtuar njeri-tjetrit qe do te flasim edhe me vone.”

“Icardi pastaj eshte me i thjeshte: ka nje opsion qe skadon ne 31 maj. Me Leon njihemi shume mire, eshte nje mik i mire por ankohet gjithmone: po kerkojme te kuptojme zgjidhjen per kete situate.”

“Eshte nje shifer ne mes qe eshte kushtezuar nga ajo qe ka ndodhur. Nuk me pelqen te flas per shifra, sepse eshte gjithmone ajo e vene si opsion blerje: Disponueshmeria per te folur ekziston.”

“Ne po kerkojme te gjejme nje zgjedhje sa me te mire. Edhe djaloshi deshiron te qendroje atje, ka firmosur nje kontrate me mundesine per te qendruar me shume kohe se sa nje sezon.”

“Pertej 31 majit? Ka edhe raporte ne mes: dua te imagjinoj qe drejtori sportiv i Paris Saint Germain ka folur me Icardin per kete gje dhe mbase ka edhe nje hipoteze per kete situate.”

“Nainggolan? Gjerat ndryshojne vit pas viti. Cagliari nuk ka nje opsion per te dhe ai do te rikthehet me siguri tek Interi.”

“Ka dy vite kontrate dhe me ate dhe me tranjerin do te bejme disa vleresime: sot eshte heret, por do te flasim per te kur te jete momenti.”

Si po beni me ata qe jane ne huazim tek Interi?

“Me te gjithe dhe per te gjithe ekziston vullneti per te shkuar deri ne fund te kampionatit dhe Europa League: aty do te kete skadenca kontratash dhe huazimesh dhe do te fillojme te perballemi me to.”

“Per shembull, dy situata jane Borja Valero dhe Padelli. Sot eshte heret dhe mund te zyrtarizoj se Young do te jete me ne edhe sezonin qe vjen.”

“Pastaj do te flasim me Chelsea, me Fiorentinen. Do te perballemi me cdo situate me radhe. Sanchez? Nuk kemi hyre ne detaje akoma, flasim per vullnet: ne besojme shume tek Sanchez dhe keto muaj do te sherbejne edhe per nje vleresim per te.”

“Perpara demtimit kishte bere shume mire, kishim pare Sanchezin me te mire. Pastaj pas demtimit ka pasur pak kohe ne dispozicon dhe tani ka kohen e duhur per te treguar vlerat e tij. Edhe ai ka interes ta mbylle sa me mire sezonin.”

Tonali?

“Jemi shume te kujdesshem per shpirtin italian, mendojme tja japim kete shpirt ndertimit te skuadres. Deshirojme te vazhdojme ta bejme kete gje, duke zgjedhur cilesi mbi sasi.”

“Tonali ka kualitetin e duhur per te luajtur tek Interi, me siguri: nuk e di nese ka kualitetet ekonomike per tu blere (qesh). Nga ana teknike ka personalitetin qe duhet. Eshte nje objektiv.”

Eshte nje avantazh fuqia e Suning?

“Une nuk e kam kuptuar ende si do te jete merkato. Askush nuk deshiron te beje hapin e pare, kam vene re shqetesim. Cmimet kane mbetur po ato.”

“Ka nje ulje cmimesh, por koha do te jete me e gjate. Ndonje diskutim te vogel e kemi bere, por nuk kam gjetur pergjigje shprese dhenese. Dikush ka rritur edhe vlerat e lojtareve pa luajtur asnje ndeshje. Cmenduri.”

Werner?

“Do ju pergjigjem ne menyre teper te sinqerte: na ka pelqyer qe gjithmone si lojtar. Kjo gje tregon se puna jone scouting ka qene e kenaqshme, sepse ai ka treguar vlerat e tij kohet e fundit dhe ne e njohim preh kohesh.”

“Por nuk do te vije tek Interi. I njoh motivet se pse. Nuk kemi nisur asnjehere nje tratative per te, pikerisht per keto motive.”

“E njoh prej kohesh mendimin e tij: por ju them me siguri se vitin e ardhshem nuk do te luaje me Interin.”

Cunha?

“E njohim shume mire, ka agjente teper te zotet. Sot ne mengjes me shkroi prokuratori i tij, eshte shume i rendesishem.”

“E dime rrugetimin e Cunha, po tregon te gjithe ate talent qe posedon. Do e ndjekim me kujdes.”

Cavani?

“Interi ka treguar se eshte gjithmone e kujdesshme per parametrat zero. Jemi perforcuar me lojtare te forte si De Vrij, Godin dhe Asamoah.”

Duhet te shohim gjithmone me kujdes dhe Cavani eshte nje mundesi. Do te thoja nje genjeshter nese nuk do e pranoja qe kemi menduar seriozisht per te: por per nje motiv teknik, parku i sulmuesve te Interit eshte Lukaku, Lautaro dhe po vleresojme me kujdes edhe situaten e Sanchez.”

“Per shume ai eshte nje lojtar mbi te cilin ne nuk do te besojme, por ne po presim pergjigje ne fushe edhe per te ardhmen.”

“Sot nuk eshte profili i Cavani prioriteti yne. Mertens? Kemi pasur nje kontakt, ishte ne skadence: ka pasur mundesi, ka qene nje kontakt se fundmi. Por jam i lumtur per te qe qendroi tek Napoli: me ka thene gjithmone qe prioritet ka pasur qendrimin aty.”

Vagiannidis?

“Po punojme, eshte nje mundesi e mire. Jemi ne tratativa me djaloshin, kemi informuar Panathinaikos.”

“Nese do e blejme, do e veme ne dispozicion te Contes dhe ai me pas do te vendose te ardhmen e tij.”

Interi i sotshem?

“Ne kete sezon kemi bere shume mire. Jemi ne nje linje me pritshmerite, ne gjashte muajt e para i tejkaluam madje.”

“Te mendosh sot nje Interi direkt kompetitiv per titullin ishte pertej programacionit tone. Jemi nisur me nje nga tranjeret me te mire ne bote, nga zero.”

“Dua te shoh Interin sezonin e ardhshem ku do te shfrytezohet maksimalisht puna e Contes dhe do mund te na jape me siguri me shume gezime.”

“Duam gjithesesi te bejme maksimumin ne kete sezon sepse jemi ende ne gare per tre. Viti ne ardhshem do e rinisim nga Conte: nuk ekziston nje lojtar qe eshte marre ne kundershtim me idete e tranjerit.”

“Nuk mund te merren gjithmone idete e para, por merren idete qe mund te arrihen. Nder keta per fat te mire ka pasur lojtare qe perfaqesonin zgjedhjen tone te pare. Do te ishte e cmendur te mos kishte sintoni me tranjerin.”

Lautaro kur ishte shume i ri?

“Njohurite tona mbi lojtaret e rinj jane shume te gjera. Eshte merkato me e veshtire ama, sepse te rinj gjen ne shume skuadra.”

“Eshte merkato e komplikuar dhe me cmime te larta: ndonjehere duhet te heqesh dore nga ndonje super talent per te marre nje lojtar me te gatshem.”

“Ne po punojme me shume me te rinjte tane: sektori i te rinjve ka shume talente ne kete moment. Me pas do te shohim raportin kualitet-cmim dhe mundesine per te zhvilluar lojtarin.”

“Eshte e veshtire te shikosh Interin te shpenzoje 40 milione euro per nje lojtar te ri. Lautaro? Ka qene dicka e ndryshme.”

“E dinim te gjithe qe kishte kualitete per te qene titullar tek Interi: ato 20 milione euro u shpenzuan ne menyre te bindur per nje lojtar gati per skuadren e pare.

Vidal? 

“Nuk ndihem ne pozicionin per te dale ne perfundime per askend. Vidal eshte nje lojtar qe nuk diskutohet, por per momentin nuk eshte nje mundesi e mire merkatoje.”

“Ne mendojme qe te kemi nje park mesfushoresh shume te forte. Rritja e Interit do te kaloje nepermjet ketyre djemve.”

“E nepermjet Eriksen, qe do te kete kohe per te njohur te gjithe realitetin e ri qe po perjeton. Te gjiteh lojtaret e medhenj kane kerkuar kohe ne Itali per te treguar talentin e tyre. Keshtu do te ndodhe edhe me Eriksen.”

Lautaro Martinez dhe Barcelona?

“Lautaro nuk leviz nga Interi. Lautaro do te largohet vetem nese nje skuader qe e deshiron ate do te paguaje klauzolen e plote.”

“Ka vetem nje rruge qe e shikon Lautaron larg Interit: ajo e pageses se asaj qe eshte shkruar ne kontrate: 111 milione euro cash.”

“Eshte nje klauzole impenjative nga ana ekonomike. Por eshte e vetmja menyre qe mund te shikoje Lautaron jashte Interit dhe larg Milanos.”

“Ne ne kete periudhe nuk po flasim me askend dhe nuk po perballemi me situaten Lautaro me askend. me asnje skuader.”

“Kjo sepse eshte shume e thjeshte: ne besojme shume tek ai. Eshte nje aset shume i rendesishem i klubit dhe nuk harrojme qe ka ende edhe tre vite kontrate me Interin.”

“Lojtaret me te rendesishem, Interi nuk ndermend qe ti shese. Por Interi ka ndermend ti mbaje dhe te perforcohet akoma me shume ne merkato. Ky eshte qellimi yne.”

“Tratativa me Barcelonen? Shume klube na kane kontaktuar per te folur per temen Lautaro dhe me siguri qe Barcelona eshte nje nder me te vendosurat.”

“Por une e di se cfare i kemi thene Barcelones dhe ato i dine shume mire qellimet tona. Interi nuk ka asnje qellim per te shitur Lautaro Martinez.”

“E shpjegova edhe me lart se cfare duhet te ndodhe qe ai te largohet. Vetem nese paguhet klauzola, ne nuk kemi me asgje ne dore per te ardhmen e tij. Ndryshe, ai qendron.”

“Merkato hyrese? Ne po bejme vleresimet tona. Qellimet e Interit jane qe te perforcohet nga cdo merkato ne te ardhmen dhe jo e kunderta.”

“Idete e klubit tone jane shume te qarta sepse ne po punojme ne sinergji te gjithe bashke: qe tek stafi teknik e deri tek ai administrativ.”

“Por natyrisht po behen edhe vleresimet e duhura edhe per shitjet. Por qellimi i Interit sot per sot, eshte vetem nje: te perforcohet dhe jo te dobesohet.”

Rritja e Interit me Suning?

“Eshte normale qe e prisja, e njihja fuqine e Suning dhe idete e tyre qe nga fillimi: investime per lojtare te rinj dhe te mire.”

“Eshte nje pune qe nis nga larg: sot po mbledhim frutet por nuk do te ndalemi aspak dhe do ta cojme deri ne fund.”

“Duam ta bejme Interin gjithmone e me te forte dhe nje miks te duhur te lojtareve te rinj te talentuar dhe lojtareve plot me eksperience.”

Merkato qe do te vije si do jete?

“Nje merkato qe do pritet shume perpar ase te behet nje levizje dhe stabel. Fishekzjarre do te kete ne shtator, jo me perpara.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.