Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

554 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter-Barcelona, zbulohet prapaskena e madhe e janarit: ja cfare i ka premtuar Marotta Lautaros!

Inter-Barcelona, zbulohet prapaskena e madhe e janarit: ja cfare i ka premtuar Marotta Lautaros!
Inter Club Staff

Behet gjithmone e me intrigante tratativa ndermjet Interit dhe Barcelones per nje kalim te mundshem te lojtarit te Interit ne blaugrana.

Sipas asaj qe tregon calciomercato.com, ne fund te janarit pa pasur nje darke ndermjet Beppe Marottes, administrator i deleguar i zikalterve dhe disa emisareve te Barcelones.

Ka qene nje darke ndermjet disa njerezve te merkatos dhe ne te cilen administratori i deleguar i Interit i ka dhene Barcelones dakordesine per te kontaktuar Lautaron.

Natyrisht Marotta kishte menduar fillimisht se nga Lautaro do te perfitohej nje super shifer si plusvalence, prandaj kishte dhene dakordesine e tij fillestare.

Por gjithcka ne ate kohe ka ndodhur me nje kusht: pagesa do te behet aq sa e kerkon klauzola e largimit te lojtarit, 111 milione euro.

Pa kushte. Ne nje moment te pare, Barcelona ka vendosur qe te procedoje, dhe eshte e vertete qe ka arritur nje marreveshje me lojtarin qe ne ate kohe.

Por pandemia me pas ka hedhur ne ere gjithcka. Barcelona nuk duket ne gjendje qe te shpenzoje me te njejten shifer qe kishte menduar per ti dhene Lautaros mundesine te luaje bashke me Messin.

Dhe ja ku dalim te mosdakordesia e Interit: “Eshte pikerisht ketu ku perballemi me gjerat qe i ndajne te dy klubet ne kete histori.”

“Katalanasit nuk po i ndalin presionet e tyre mbi lojtarin dhe zikalterit e quajne kete sjellje si jo te drejte.”

“Barcelona ka ndryshuar marreveshjen e arritur fillimisht: jo me 111 milione euro cash, por para dhe tre lojtare ne kembim.”

“Jo direkt e Beppe Marottes qe eshte cuar nga tavolina e diskutimeve dhe me keto kushte nuk do te vazhdoje perpara.”

“Interi deklaron se eshte e gatshme qe te vazhdoje dhe te mos e ule aspak cmimin. Ose ne rastin me te keq, 90 milione euro plus nje lojtar qe do doje Conte.”

“Por nga Katalunja, tani po shpresojne se Lautaro do te perdore karten prishjeve te mardhenieve me Interin, qe do te ndihmonte jo pak Interin ne tavolinen e tratativave.”

“Kjo do te ishte dicka qe do te shqetesonte jo pak zikalterit. Argjentinasi nderkohe qendron ne qetesi ne kete moment, sepse eshte ne mes te sezonit. Natyrisht ama qe eshte i interesuar per ate qe po ndodh.”

“Nuk eshte nje mister qe ai enderron te luaje me Messin, por per momentin nuk ka vendosur per te forcuar nje largim dhe ai ka ne mend edhe nje premtim qe i eshte bere nga Marotta ne janar.”

“Ai enderron te luaje me Messin dhe ka marre nga Marotta kete premtimin se nese do te jape maksimumin ne fushe deri ne fund te sezonit, atehere do te shkoje aty ku deshiron ai por normalisht klubi qe e deshiron, duhet te paguaje klauzolen.”

“Por Argjentinasi e ka kuptuar qe tani me kte situate dicka mund te dale jashte planeve dhe prandaj e di qe duhet te qendroje ne qetesi dhe ashtu po qendron.”

“Ai deshiron te largohet si nje njeri i respektuar tek Interi, ashtu si ka bere tek Racing”, e mbyll shkrimin e saj calciomercato.com

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.