Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

735 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter-Bayern 2-0, Demichelis: “Me dhemb akoma. Do ju tregoj dicka qe se kam thene kurre.”

Inter-Bayern 2-0, Demichelis: “Me dhemb akoma. Do ju tregoj dicka qe se kam thene kurre.”
Ardis
  • On 10/11/2018, 21:12

22 Maj 2010, stadiumi Santiago Bernabeu, finalja e Champions League midis Inter-it dhe Bayern Munich. Eshte minuta e 35 e pjeses se pare kur Diego Milito i jep nje top me koke Wesley Sneijder.

Hollandezi merr ne kontroll topin dhe e pason tek il Principe Milito qe ne shpejtesi e siper kalon te dy mbrojtesit e Bayern Munich, Demichelis dhe van Buyten dhe realizon golin qe do te coje Inter-in ne avantazh.

Ne distance prej me shume se 8 vitesh, Martin Demichelis nuk e harron ate finale te humbur ndaj zikaltrit: “Sigurisht qe ndihem keq, nuk e dija nese do te kisha mundesi te luaja nje finale tjeter. Ne momentin e rezultatit 1-0, Diego me ka kaluar, por ne golin e dyte ka mposhtur nje tjeter (van Buyten), keshtu qe mos ma atribuoni mua (qesh)”.

“Eshte dicka qe nuk e kam thene sepse mund te dukej si justifikim, por 10 dite para finales kisha pasur hemorroide. Te cilat jane perkeqesuar, dhe kam filluar te stervitem vetem tre dite para finales. Kisha humbur 3 kile. Mendoja qe nuk do te zgjidhesha per te luajtur, por Van Gaal-it nuk i interesonte”, ish mbrojtesi argjentinas ne nje interviste ne La Nacion.

MESSI – Me pas ish mbrojtesi flet per marredhenien me Leo Messi-n: “Jemi grumbulluar ne kombetaren argjentinase pothuajse ne te njejtin moment, me 2005, dhe kemi ndare shume momente. Nuk kam dashur asnjehere te abuzoj me marredhenien tone, edhe pse une jam nje tip i turpshem dhe zakonisht nuk i shkruaj per ta uruar ose pershendetur:.

“Leo eshte nje tip introvers, por ne jeten private zakonisht thote batuta, kenaqet, dhe shume ndeshje miqesore me miqte. E kam pare akoma me shume te zhgenjyer sesa ne 2010, kur kemi humbur 4-0, per me teper se mbas finales me 2014: aty kemi dhene gjithcka dhe shume pak gjera per te bere me mire”.

“Gjithashtu kam vene re, qe ka qene akoma me keq ne vit pasardhes, ne Kili, ne Coppa America 2015. Leo ishte i vdekur, i shkaterruar. Ishte i trishtuar si te gjithe te tjeret, por te gjithe shikonim ate dhe ndihet me shume pergjegjes”.

Kur Messi filloi te ndihej keq ne aspektin fizik, Demichelis vrapon drejt tij duke i keshilluar nje dietolog italian: “Leo ishte i lodhur duke vjellur dhe nga diarreja, eshte shume e veshtire ti keshillosh dikujt si ai te ndryshoje rutinen e te ngrenit, por madheshtia e Leo-s jeton edhe ne faktin qe eshte i hapur per te rizbuloje vetveten”.

“Fatmiresisht eshte konsultuar me dietologun dhe ka filluar te pastrohej nga ato ushqime qe i shkaktonin keto simptomat”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.