Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,659 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter-Bayern, Inzaghi ben gati revolucionin e madh? “Tre levizje per te rishkruar historine: mund te luaje edhe…”

Inter-Bayern, Inzaghi ben gati revolucionin e madh? “Tre levizje per te rishkruar historine: mund te luaje edhe…”
Inter Club Staff

Qellimi eshte qe te kthehet nje tendenca “antipatike dhe e rrezikshme”. Ky eshte objektivi i Simone Inzaghit ne kete moment.

Ai diten e djeshme ka perdorur fjale teper te renda ne drejtim te skuadres qe drejton ne mbledhjen e zakonshme ne sallen video.

Inter nderkohe, ndaj Bayern ne San Siro, vetem ka humbur ne historine e saj: tre ndeshje, tre humbje, nga Kupa UEFA ne 1988-1989, e deri te Champions i 2006-2007 dhe 2010-2011.

Duhet kthyer edhe te kjo: vlen per klubin, por vlen edhe per tranjerin qe tani ka nje prove shume te veshitre.

“Tekniku i Interit, po mendon disa ndryshime teper te rendesishme e mbi te gjitha, ndonje perjashtim ekselent ne prag te kesaj ndeshje”.

“Do te luhet neser ne darke ne San Siro dhe kesaj radhe tekniku i Interit ka pasur nevoje qe te rikthehet te disa argumente me energji”.

“Jo shume taktike, por me shume nga ana e mendesise se skuadres. Me shume ka folur per perqendrim dhe nerv”.

“Referimi eshte i gjithi te goli i trete i pesuar ndaj Milanit ne derbi. Eshte treguesi me i mire per te pare se cicka nuk shkon”.

“Inter nuk eshte aspak e ndryshme ne njerez ne krahasim me sezonin e kaluar. E ne sezonin e kaluar per shumicen e ndeshjeve i ka dominuar te gjithe kundershtaret”.

“E per kete arsye Inzaghi deshiron te ngreje perseri ate mur, e me mur do te thote fazen mbrojtese komplekse qe ka pasur Interi”.

“Nese rendimenti eshte kaq larg, do te thote se ska lojtare qe kane ulur nivelin e tyre te lojes. Me sa duket disa titullare kane me pak motivime”.

“Eshte pikerisht ceshtje mendje, dhe te gjithe tek Inter e dine dhe prandaj po punohet fort ne kete aspekt”.

Nderkohe, Inzaghi po mendon per tre levizje te rendesishme nga minuta e pare kunder Bayern Munich, pervec Gosens nga minuta e pare.

“Dzeko do te jete partneri i Lautaro Martinez ne sulm, pasi e ka nisur ne stol ndaj Milanit. Per boshnjakun flitet mire kur vjen puna per te luajtur ne keto nivele”.

“Ai mund te jape goxha ndihme per Lautaron me eksperiencen e tij. Por nuk eshte i vetmi ndryshrim qe Inzaghi ka vendosur per kete ndeshje te rendesishme”.

“Inzaghi po mendon te ndryshoje komplet krahun e majte, dhe Dimarco mund te zere perfundimisht ne kete ndeshje vendin e Bastonit, qe ka qene ne veshtiresi te medha ne derbi”.

“Dimarco eshte me i shpejte dhe granton edhe daljen perpara me top ne kembe. Kunder sulmuesave te shpejte te Bayern, kjo eshte dicka thelbesore”.

“Perpara ne te majte nderkohe po behet gati Gosens. Gjermani ka nevoje per vazhdimesi dhe ne kete moment, keto tendencat brenda ose jashte nuk po e ndihmojne”.

“Ai ka nevoje per besim, per minuta. Deri me tani ka pasur shume pak ne drejtim te tij dhe mbase eshte moment te besohet me shume, pikerisht nga Bayern”.

“Dhe ne fund Mkhitaryan. Armeni eshte futur shume mire ne derbi dhe kjo nuk eshte dicka qe nuk e ka vene re stafi i Inzaghit”.

“Ai eshte nje kandidature e rendesishme ne nje repart ku vitin e kaluar ka pasur shume pak mundesi zgjedhje”.

“Mkhitaryan mund te zere vendin e Barella ose te Calhanoglu: mbase jo direkt qe ndaj Bayern, por per ndeshjet e radhes. E ai eshte gati edhe neser nga stoli”.

“Tekniku i Interit po mendon edhe per nje ndryshim te rendesishem taktik per mbrojtjen e tij, qe ka qene nje problem teper i madh kete seuon”.

“Sjellja ndaj Bayern do te jete ajo qe skuadra te mos zgjatet shume perpara por te qendroje pak me prapa. Ideja eshte qe te mos i jepet shpejtesi ne aksione Bayern”.

“Per me shume, dicka e tille eshte pare edhe ndaj Milanit, edhe pse zikalterit ne fund humben. Por ishte nje Inter me i kthyer prapa”.

“Nderkohe, ne krahasim me Lazion, skuadra ka pasur nje sjellje komplet tjeter. E golat e pesuar kane ardhur pothuajse gjithmone nga gabime individuale”.

“Gjithsesi, kjo ndeshje po pergatitet me shume kujdes, por eshte nje nga ndeshjet me te veshtira te sezonit. Pikerisht atehere kur nuk duhej”.

“Por transferta e Liverpool sezonin e shkuar e tregoi se per Interin nuk ka asgje te pamundur. Gjithcka normalisht varet nga mendja qe skuadra zikalter do te futet ne fushe”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.