Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

933 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

NOTAT – Lautaro me inat por Eriksen eshte nje piktor i futbollit. Lukaku shpetohet vetem nga…

NOTAT – Lautaro me inat por Eriksen eshte nje piktor i futbollit. Lukaku shpetohet vetem nga…
Inter Club Staff

Interi ka marre perpara Beneventon sot dhe i ka shenuar plot 4 gola ne Meaza, duke fituar keshtu edhe tre piket.

Nderkohe, keto kane qene notat e lojtareve pas fitores se sotme:

HANDANOVIC 6 – Vota eshte totalisht politike. Ai e kalon te gjithe ndeshjen si spektaktor qe skishte paguar bileten.

Ndonjehere degjohet duke i treguar Eriksen se ku ishin zonat e lira per ta pasuar topin por vetem aq. Benevento sot ka bere plot… 0 gjuajtje ne porte.

SKRINIAR 6,5 – Konfirmohet ne mbrojtje dhe ben nje ndeshje shume te mire: drejton taktikisht shoket e skuadres, mbulon me inteligjence zonat e fushes dhe ne fund i le vendin shokut te tij.

NGA MINUTA E 73 STEFAN DE VRIJ – Pa vote.

RANOCCHIA 6 – Eshte njeriu i besueshem qe eshte therritur te ndihmoje Interin qe te lere pushim De Vrij para ndeshjes delikate ndaj Juventusit.

Ai ndihmon skuadren te dale para dhe madje shtyn Improten te devijoje topin per ne porte ne rastin e golit te pare.

Nderkohe, e eleminon totalisht Lapadulen sot: 9 e Inzghit eshte me i shpejte, por jo sot: sot fitoi Andrea.

BASTONI 6,5 – Rikthehet nga minuta e pare pas nje ndeshje pushim ne Kupen e Italise, duke vene ne fushen e lojes teknike dhe centimetra ne sherbim te skuadres.

Ndryshe nga Ranocchia, ai kerkon qe te mos e lere fare Lapadulen te duket duke i rrembyer kohen. Shume pak rreziqe nga ana e tij sot.

HAKIMI 6,5 – Ne ndeshjen e kaluar kishte laujtur ndeshjen e pare si titullar me zikalterit duke shenuar nje gol dhe duke dhene nje assist.

Edhe pse sot nuk e ve dot firmen (golin qe shenoi u anullua per pozicion jashte loje), muzika nuk ka ndryshuar: ai ishte shume aktiv ne krahun e tij duke e futur ne krize Improten.

Gjithmone ne kerkim te pasimit fitues. Konfirmon edhe njehere kuptimin e mire qe ka me Barellen.

BARELLA 7 – Eshte i vetmi nga mesfushoret (si zakonisht) titullare qe therritet te luaje ne kete ndeshje.

Asnje problem nga ana e Nic, qe edhe njehere ben kilometrat ashtu si eshte mesuar. Gabon ndonje gje te vogel, por arrin te beje nje paraqitje te madhe.

NGA MINUTA E 64 ARTURO VIDAL ME NOTEN 6 – Fillon te xhiroje kembet ne mesin e fushes, i jep benzine skuadres dhe nuk eshte se lodhet shume. Po karikohet per ndeshjen ndaj Juventusit.

ERIKSEN 7 – Ka nje shans teper te madh qe nga minuta e pare pas derbit te Milanos ku ai i dha kualifikimin Interit me ate gol ne minuten e 97.

Ai e shfrytezon menjehere, ku me nje goditje denimi vjen nje devijim dhe Interi shenon keshtu golin e pare.

Aplikohet shume per kete rol te ri dhe topat i shperndan ne mesin e fushes me shume personalitet, por kishte dhe nga ato topa te gjate te mrekullueshem qe tek Interi kishin kohe qe nuk shiheshin.

I shton listes se gjate te shtyllave edhe nje tjeter sot ndaj Beneventos: cfare traverse edhe sot!

GAGLIARDINI 6 – Conte zgjedh centimetrat e tij per ti dhene oksigjen Vidal. Ai luan dhe ben detyren e tij, duke ndihmuar shume skuadren.

2-0 e Lautaros lind pikerisht nga nje nuhatje e tij vertikalisht.

NGA MINUTA E 80 STEFANO SENSI NGA MINUTA E 80 – Pa vote.

PERISIC 6 – Gjen vend qe prej minutes se pare ne vend te Young duke marre keshtu minuta te rendesishme loje.

Provon shpesh here nga krahu i majte, por nuk eshte se ben gjithmone gjene e duhur ne pjesen e pare. Nderkohe, ne te dyten kur hapen me shume hapsira, ben me mire.

LAUTARO 7 – Shihet ne fushe qe nga fillimi dhe duket menjehere sa deshire kishte qe te shenonte nje gol.

Por deri te momenti i golit, ai gabon dy here dhe nuk ishin gabime per tu kaluar lehte: dukej qarte qe ishte shume nervoz perpara portes.

Por ashtu si e tha edhe ai vete, goli erdhi pikerisht atehere kur nuk e kerkoi, me nje top qe i doli ne menyre te papritur perpara.

NGA MINUTA E 73 ALEXIS SANCHEZ ME NOTEN 6,5 – Ai i ve menjane zerat e merkatos dhe ne ato pak minuta qe luan jep nje super assist per Lukaku. Bravo.

LUKAKU 6,5 – Skualifikimi ne Kupen e Italise shtyn Conten qe te mos e lere pushim ndaj Beneventos.

Per nje pjese te mire te lojes, ai nuk duket fare duke luajtur nje ndeshje totalish ne hije. Por sapo i del topi i pare, ai shenon menjehere.

Ashtu ndodh edhe ne rastin e golit te dyte ku gjendet shume bukur nga Sanchez.

NGA MINUTA E 80 ANDREA PINAMONTI – Pa vote.

TRANJER STELLINI (CONTE) 7 – Me Milanin qe fitoi dhe Juventusin gjithashtu, ishte koha te fitonte edhe Interi perpara tour de force qe eshte perpara ne kalendar.

Per te arritur kete, Conte kishte ndryshuar plot gjashte lojtare ne krahasim me ndeshjen derbi te mesjaves.

Njeri nga keta ishte edhe Eriksen, i cili ishte zgjedhur si regjizor: nje zgjedhje e mire duke qene se Eriksen tregoi nivel sot.

Per tu duartrokitur loja e Interit nderkohe qe edhe duke lene pushim shume lojtare te rendesishem arrin te fitoje 4-0 ndaj Beneventos.

BENEVENTO: Montipò 5; Glik 5,5, Caldirola 5 (dal 60′ Pastina 5,5), Barba 5; Depaoli 5,5, Hetemaj 5, Viola 5 (dal 60′ Schiattarella 5,5), Ionita 5 (dal 70′ Tello 5), Improta 5 (dal 70′ Foulon 5); Caprari 5 (dal 75′ Insigne sv), Lapadula 5,5. All. F. Inzaghi 5.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.