Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,401 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Beppe Marotta e pranon hapur: “Dybala, ja si jane gjerat sot per sot. Mendoj se Perisic meriton nje…”

Inter, Beppe Marotta e pranon hapur: “Dybala, ja si jane gjerat sot per sot. Mendoj se Perisic meriton nje…”
Inter Club Staff

Tashme Inter po programon me kujdes te ardhmen e saj sepse sezoni perfundoi edhe pse ndeshja e fundit nuk solli asnje gezim shtese.

Keshtu, Beppe Marotta dhe Piero Ausilio po punojne fort per te mbajtur kompetivitetin e skuadres lart dhe po planifikojne merkaton qe do te pasoje.

Nderkohe, vete Beppe Marotta ka pranuar ndoshta per here te pare se po ndjek me goxha kujdes Paulo Dybala.

“Dybala? Eshte nje nga shume lojtaret ne kete moment qe eshte ne merkato dhe eshte i lire me parameter zero.”

“Duke qene se eshte i tille eshte nje mundesi e madhe per ne por ne nuk kemi pasur me te asnje kontakt deri me tani.”

“Me siguri ne ditet e ardhshme, me tranjerin, Ausilion, Baccin e stafin done do te analizojme se cfare ofron kjo merkato. Do te vlersojme cdo profil.”

“Perisic? Do te takohemi me te. E kam thene edhe perpara ndeshjes, nese do te isha nje tifoz, do e kisha bere rinovimin direkt.”

“Duke qene se jam nje drejtues, duhet te jemi me te kujdesshem sepse nga te dyja palet duhet ndihme dhe qetesi qe te shkoje perpara. Shpresoj te kete nje rikonfirmim te tij ne Milano sepse negociatat kane muaj qe vazhdojne.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.