Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,484 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Bergomi ben parashikimin e madh: “Inter kete sezon do te fitoje vetem nese arrij te gjeje nje…”

Inter, Bergomi ben parashikimin e madh: “Inter kete sezon do te fitoje vetem nese arrij te gjeje nje…”
Inter Club Staff

Njeqind gola per tu realizuar nga Inter. Per kete po flitet diten e sotme ne La Gazzetta dello Sport, qe per kete ka pyetur edhe legjenden e Interit, Bergomi.

Keto kane qene fjalet e tij: “Inter a mund te shenoje 100 gola? Po, mund te behen. Nuk jane aspak nje utopi per nje skuader si Interi me nje tranjer si Inzaghi.

“Inter eshte nje skuader qe te sulmon me harmoni, permes lojes se bukur, me zgjidhje individuale apo edhe me driblime”.

“Normalisht, do te kete edhe ndeshje me te veshtira, ku do te jete thelbesore qe skuadra te mblidhet dhe te sulmoje me vendosmeri”.

Kush jane armet me te mira qe ka Inter?

“Pa Perisic, qe ishte nje lojtar qe tentonte nje kunder nje ne krah, gjithesesi mundesite sulmuese te Interit jane shume”.

“Nje variatet e krijon vete Lukaku, qe te ben te trembesh nese e ke perballe. Romelu zgjat skuadren, keshtu edhe Lautaro rrotullohet me mire dhe shikon porten me shume se me pare”.

“Tani do te shohim nese argjentinasi do e beje kapercimin e madh drejt vazhdueshmerise, ose nese jo”.

“Lukaku edhe kur nuk eshte mire, e ben cdo mbrojtes kundershtar ti rrije nga mbrapa duke hapur rruge per shoket”.

Me 100 gola eshte e sigurt Scudetto?

“Absolutisht jo, shume shpesh fiton mbrojtja me e mire, jo sulmi. Mund te mjaftojne edhe 80 gola, por per te fituar, Interit i duhet nje gje mbi te gjitha: ekuiliber. Mos bej 100, bej rreth 80 por mos peso me shume se 25 apo 30 gola”.

Inter mund tja dale?

“Ka nje prapavije shume te forte, edhe pse mungon nje lojtar i zoti qe mund te kape me vrap kundershtarin ne kundersulm”.

“Qendrimi i Skriniar eshte nje garanci e madhe. Gjithesesi, duhet te gjeje formen. Ndaj Spezias me ka pelqyer shume de Vrij, nuk duhet ta nenvlersojme”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.